KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik, “rrëmben” 50 hektar truall në Prrenjas
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik, “rrëmben” 50 hektar truall në Prrenjas
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik, “rrëmben” 50 hektar truall në Prrenjas

Përditësimi i fundit: 15 Shtator, 2025 6:03 pm
245 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Komiteti iInvestimeve Strategjike ka miratuar dhënien e statusit “Investim/Investitor Strategjik – Procedurë e Veçantë” për projektin “TEDA Prrenjas”, të propozuar nga kompania kanadeze “CVMR Albania” sh.p.k.

Projekti në fjalë është në sektorët e industrisë duke parashikuar një vlerë totale investimi prej 205 milionë dollar.

Por çfarë përfaqëson në fakt projekti i strategjikëve “CVMR Albania” sh.p.k sipas të dhënave të raportuara në vendimet që ka marrë Komiteti?

Ky projekt parashikon ndërtimin e një rafinerie për përpunimin e nikelit dhe një fabrike tullash në Bashkinë Prrenjas, me një sipërfaqe zhvillimi prej 5 hektarësh.

Rafineria për përpunimin e nikelit në Shqipëri do të sigurojë një kapacitet të prodhimit të hekur-nikelit të papërpunuar deri në 10,000 ton të shfrytëzueshëm në vit.

Kompania ka blerë një pronë prej 50 hektarësh të përcaktuar si Zonë e Lirë Industriale, për të ndërtuar fazën e parë të dy rafinerive të nikelit dhe hekurit të klasit botëror në formë modulare, bazuar në metalurgjinë e avullit të patentuar të CVMR , me aftësinë për ta zgjeruar fazën e parë të operimit trefish.

Pjesë e rafinerisë do jenë linjat e përpunimit paraprak dhe ndarjes mekanike me magnet.

Gjithashtu synohet edhe ndërtimi i një fabrikë tullash të plota me kapacitet 300 milion tulla në vit, e cila do të përdorë si lëndë të parë mbetjet nga përpunimi fillestar i hekur nikelit bruto.

Vlera e investimit të projektit të investimit “TEDA Prrenjas” parashikohet të jetë 205 milionë Euro dhe pritet të punësojë 600 punonjës.

Projekti do të zbatohet nga kompania kanadeze CVMR  e cila planifikon të vendosë në funksionim impiantet dhe të fillojë prodhimin në fund të vitit 2026.

Takimet me Ramën dhe Ballukun

Vetë Korporata CVMR  ka njoftuar se me  4 prill 2025, dega e saj CVMR (Shqipëri) mori një licencë nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) për të ngritur rafinerinë e parë të nikelit në Shqipëri.

Sipas CVMR ky moment erdhi pas takimit me Kryeministrin Rama, zëvendëskryeministren Balluku, dhe Kryetarin e Bashkisë së Prrenjasit.

Sipas tyre fabrikat CVMR në Shqipëri do të prodhojnë produkte nikeli dhe hekuri, të tilla si pluhura nikeli, nanoplura, forma komplekse rrjetash për përdorim në industrinë e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, superlidhje, pluhura nikeli dhe hekuri të përdorura posaçërisht në printimin 3D dhe prodhimin e pjesëve të makinave, pjesëve të kompjuterëve, pjesëve elektronike, kallëpeve dhe veglave, komponentëve të baterive të automjeteve elektrike dhe instrumenteve mjekësore.

Ish-Këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik

Aksioneri dhe administratori i “CVMR Albania”, Theodor Laci kryeson Bursën Shqiptare të Metaleve.

Laci ka mbi 30 vjet përvojë udhëheqëse në sektorët e Infrastrukturës, Kujdesit Shëndetësor, Mjedisit dhe Burimeve Natyrore në Ballkanin Perëndimor.

Sekuestrimi “CVMR Albania” nga përmbaruesit:

Në dokumetat, me datë 18.08.2025, me anë të urdhrit Nr.630 Prot., leshuar nga Zyra e Permbarimit Privat “TIRANA BAILIFF S” SHPK, u urdhërua: “Vendosja e mases se sekuestros konservative ne aktivet/kuotat qe zoteron pala debitore, shoqeria CVMR Albania SHPK, me NUIS (NIPT) – M42224017C.

Sipas vendimit, projekti ndahet në dy faza, përkatësisht atë të ndërtimit të infrastrukturës ndërtimore e më pas implementimin e moduleve dhe lidhjen me infrastrukturën ekzistuese.

Statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” i jepet projektit të investimit “TEDA Prrenjas” për një periudhë 3- vjeçare.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët
Artikulli tjetër Miliarda me tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri merret në pyetje nga SPAK

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.