KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si iu falën taksat e qytetarëve Xhemal dhe Kujtim Qefalisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si iu falën taksat e qytetarëve Xhemal dhe Kujtim Qefalisë
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Si iu falën taksat e qytetarëve Xhemal dhe Kujtim Qefalisë

Përditësimi i fundit: 20 Shtator, 2025 11:21 am
246 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës ishte shndërruar në një grup të strukturuar kriminal, që jo vetëm vidhte qytetarët, por i shkaktonte një dëm kolosal edhe vetë arkës së bashkisë më të madhe në vend.

Tani, në pjesën e dytë të audiopërgjimeve, zbardhen mekanizmat e brendshëm të kësaj skeme korruptive.

“50 mijëshet e përditshme” dhe zarfi nën dorë

Në regjistrimet e siguruara, inspektori Gerd Mihali, nën drejtimin e atëhershëm të Arli Naskës, shpjegon hapur një praktikë abuzive: përdorimin e hapësirës publike si pronë private dhe taksimin minimal të subjekteve, në këmbim të zarfeve me para nën dorë. Në bisedë përmenden edhe “50 mijëshet e përditshme”, shuma që justifikoheshin si shpenzime ditore, por që realisht ishin pjesë e një skeme zhvatjeje të mirëorganizuar.

Dy USB-të, dy realitete

Një tjetër detaj tronditës është fakti se drejtuesit e kësaj strukture mbanin dy sisteme të dhënash: një zyrtar, i dorëzuar në shtet, dhe një tjetër sekret, për llogari të grupit. Përmes kësaj metodologjie kontrolli, performanca e çdo inspektori matej në bazë të shumës së mbledhur, e cila sipas burimeve tona arrinte në 300 milionë lekë. Kur kuota nuk përmbushej, ndërmerreshin ekspedita “ndëshkimore”, duke kujtuar taksidarët e dikurshëm të hyqmetit.

Emra, zona dhe ndarje përqindjesh.

Në audio përmenden edhe emra konkretë si Artan Ligori (“Tani”), që gëzonte një rol të veçantë në mbledhjen e shumave të mëdha, kryesisht nga magazinat e qytetit. Ndërsa ish-deputeti Xhemal Qefalia përmendet si faktor ndikimi politik, duke ngritur dyshime se skema kishte jo vetëm synime financiare, por edhe elektorale. Mohimi dhe mungesa e përgjegjësisë. Megjithëse ekzistojnë regjistrime të qarta, Mihali ka mohuar publikisht se zëri në audiopërgjim t’i përkasë atij.

Por faktet flasin ndryshe, ndërsa qytetarët kërkojnë përgjigje për pyetjet e mëdha:

Kush përfitoi nga reduktimi i hapësirës publike?

Pse u mbajtën dy sisteme të dhënash?

Cilat janë lidhjet e kësaj skeme me funksionarë të lartë të Bashkisë së Tiranës?

E gjithë kjo që u bë publike deri tani, është vetëm maja e ajsbergut. Shumë pjesë të skemës mbeten ende të fshehura. Tashmë, është detyrë e organeve ligjzbatuese të hetojnë në detaje këtë aferë, ku përfshihen jo vetëm drejtues të niveleve të mesme, por edhe persona të afërt me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një pjesë e të cilëve sot ndodhen në burg.

 

Marrë nga Emisioni “Piranjat, në Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit
Artikulli tjetër Gjoba deri në 20 milionë Euro për shkeljen e të dhënave personale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.