KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 6,900 të huaj u punësuan vetëm në turizëm, në verën e 2024-ës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 6,900 të huaj u punësuan vetëm në turizëm, në verën e 2024-ës
AnalizeFokusKryesoreSociale

6,900 të huaj u punësuan vetëm në turizëm, në verën e 2024-ës

Përditësimi i fundit: 23 Shtator, 2025 5:23 pm
164 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Më shumë se gjysma e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri në 2024 për të punuar kanë qenë të punësuar në sektorin e turizmit. Sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve, gjatë periudhës qershor–shtator 2024, janë punësuar në total 6,906 shtetas të huaj në turizmin sezonal përgjatë 4 muajve të sezonit turistik.

Numri i të huajve të punësuar në këtë sektor për periudhën qershor 2024- shtator 2024 është: Qershor- 1.607 punonjës të huaj; Korrik- 1.862 punonjës të huaj; Gusht- 1.866 punonjës të huaj; Shtator- 1.571 punonjës të huaj. Numri i të huajve sezonale të punësuar në turizëm përbën rreth 55% të totalit të punësimeve të huajve në vend për 2024.

Për 2024, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) janë miratuar online 12,654 kërkesa nga shtetas të huaj për t’u pajisur me Leje Unike që përfshin leje për punësim + vizë + leje qëndrimi. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit rreth 29%. Ndërsa në raport me 2018 numri i tyre është trefishuar.

Sipas përfaqësuesve të bizneseve të huajt janë angazhuar kryesisht në sektorë si shërbimi hotelier, kuzhina me pozicione kuzhinier apo ndihmës/kuzhinier, mirëmbajtja, shërbimi në pozicione kamarier, ndihmëskamarier, sportelist, pastrimi etj, duke plotësuar nevojat për fuqi punëtore në zonat me fluks të lartë turistësh, veçanërisht në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin.

Por pavarësisht tendencës në rritje të miratimit të kërkesave për leje pune të shtetasve të huaj, veçanërisht prej sektorit të shërbimeve në bare-restorante dhe akomodim, sipas të analizës së të dhënave struktura e tregut të punës rezulton se vijon të mbetet ende e dominuar nga punëtorët vendas, ndërsa pjesëmarrja e të huajve në tregun shqiptar të punës mbetet ende e ulët në raport me totalin e të punësuarve.

Për vitin 2024 punonjësit e huaj zunë një peshë prej 2,2% kundrejt totalit të të punësuarve në vend.

Ndërsa ekspertët e punësimit kanë pohuar se pesha e tyre e ulët në totalin e të punësuarve tregon se ndikimi i drejtpërdrejtë i fuqisë punëtore të huaj nuk është ende domethënës në përmasa makroekonomike në vend.

Po ashtu skema për marrjen e punonjësve të huaj sipas bizneseve dhe shoqatave vijon të mbartë një sërë sfidash. Problematika kryesore mbetet largimi i tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian, por edhe mungesa e kualifikimit, ndryshe nga sa paraqitet në CV-të e tyre.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Danimarka dhe Norvegjia në alarm. Mbyllen aeroportet e vendeve
Artikulli tjetër Trump akuza OKB-së: Financon migracionin masiv për të shkatërruar vendet perëndimore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.