KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dyshime për favorizime, SPAK nis hetimet për Bashkinë e Peqinit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dyshime për favorizime, SPAK nis hetimet për Bashkinë e Peqinit
AktualeFokusKorrupsionPolitike

Dyshime për favorizime, SPAK nis hetimet për Bashkinë e Peqinit

Përditësimi i fundit: 24 Shtator, 2025 6:32 pm
257 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme ka nisur për një tender të hapur nga Bashkia e Peqinit më 28 gusht të vitit të kaluar. Mësohet se procedimi penal është regjistruar dhe po drejtohet nga prokurori Dritan Prençi, i cili ka marrë në pyetje disa zyrtarë të Bashkisë, përfshirë shefen e financës dhe kryeinxhinieren.

Syri Tv shkruan se tendeti i cilësuar me flamur të kuq ka për objekt “Ndërhyrjen emergjente në argjinaturën e Lumit Shkumbin për shmangien e shembjes së rrugës Cengelaj-Shezë, Bashkia Peqin”, me një fond limit prej 49,691,349 lekë, përmes procedurës së hapur.

Një nga pikat që ngjall dyshime është koha tepër e shkurtër për paraqitjen e ofertave, vetëm 20 ditë, me afat deri më 9 shtator 2024, dhe mbajtja e tenderit në të njëjtën ditë.

Në garë ishin tre bashkime operatorësh ekonomikë:

BOE “ASI-2A CO” sh.p.k & “Shendelli” sh.p.k

BOE “LLAZO” sh.p.k & “VIANTE KONSTRUKSION” sh.p.k & “LIS KONSTRUKSION” sh.p.k

BOE “LLUCA” sh.p.k & “T&J Construction” sh.p.k

Tenderi

Fitues u shpall bashkimi i parë, me vlerë 48,179,355 lekë, shumë e afërt me fondin limit. Kjo kompani rezulton të jetë fituese e shumë prokurimeve publike në vend, ndërsa auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë ngritur shpesh alarmin për favorizime ndaj saj.

Bashkimi i dytë u skualifikua me argumentin e mosplotësimit të kriterit ligjor për marrëveshjen e bashkëpunimit dhe mungesës së pajisjeve dhe stafit teknik të kërkuar. Ndërsa bashkimi i tretë u skualifikua për mungesë liçencash dhe mjeteve të nevojshme për realizimin e kontratës.

Data e shpalljes së fituesit ishte 19 shtatori 2024, vetëm pak ditë pas përfundimit të afatit të aplikimit, dhe kontrata parashikonte një kohëzgjatje prej 45 ditësh. Tenderi mban firmën e kryebashkiakut të Peqinit, Bukurosh Maçi.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrierës politike të Erion Veliajt
Artikulli tjetër Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli “vijën e kuqe”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.