Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë rajonin e juglindjes, ka shkaktuar probleme në aksin e ri Qukës–Qafë Plloçë, ku rrëshqitja e një masivi shkëmbor ka bllokuar njërën nga tre korsitë e rrugës vetëm 27 ditë pas inaugurimit të saj.
Rënia e gurëve dhe dherave vijoi për disa orë në këtë segment, duke e bërë qarkullimin e automjeteve të vështirë, por edhe të rrezikshëm.
Autoritetet gjithashtu i bëjnë apel përdoruesve të kësaj rruge të tregojnë kujdes të shtuar, pasi rrëshqitjet munt të përsëriten nga moti i keq që është paradhikuar edhe për orët në vijim.
Aksi Qukës–Qafë Plloçë, ndërtimi i të cilit zgjati 14 vjet dhe kushtoi 260 milionë euro, pritej të lehtësonte lëvizjen në zonën juglindore, por vetëm pak javë pas hapjes është përballur me problematikën e parë serioze.
Marrë nga Balkanweb.com