KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vapa rikthen çmimet rekord të energjisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Vapa rikthen çmimet rekord të energjisë
EkonomiKryesoreSociale

Vapa rikthen çmimet rekord të energjisë

Përditësimi i fundit: 21 Korrik, 2024 6:42 pm
115 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Çmimet e energjisë elektrike janë dyfishuar në dy javët e fundit teksa i nxehti afrikan që ka pushtuar Europën ka rritur në mënyrë dramatike kërkesën. Në bursën hungareze, çmimi i energjisë në një pikë të caktuar arriti gati 1 mijë euro për megavat, por rritje u shënua edhe në bursat e tjera të Europës Juglindore duke përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Serbinë dhe Rumaninë.

Kjo rritje e ndjeshme e çmimeve të energjisë ka prekur edhe Shqipërinë. Të dhënat zyrtare nga Bursa Shqiptare e Energjisë tregojnë se në fillim të korrik energjia u tregtua mesatarisht me 97 euro për mega në tregun vendas. Por ditët e fundit çmimi mesatar i energjisë së tregtuar në ALPEX ka arritur në gati 190 euro.

Ndërkohë, korporata publike e prodhimit të energjisë ka rinisur importet masive të energjisë për të menaxhar rezervën hidrike në kushtet e thatësirës dhe kërkesës rekord për energji. KESH mbylli këtë të premte blerjen 49 mijë mega vat orëve energji, sasi e cila do të dorëzohet në periudhën nga datat 20 deri në 28 korrik.

Sipas treguesve të publikuar, çmimi mesatar i blerjes së kësaj energjie rezultoi 139 euro për MegaVat për një faturë totale prej gati 7 milionë eurosh.

Aktualisht rezerva energjetike në Kaskadën e Drinit është 1078 gigawat. Kjo shifër është gati 9 për qind më e lartë se mesatarja shumëvjeçare për të njëjtën pikë të vitit. Por krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rezerva energjetike aktualisht është 17 për qind më e ulët.

Për shkak të konsumit rekord të energjisë, rezerva energjetike e vendit po ulet me shpejtësi gjatë javëve të fundit. Zgjatja e temperaturave rekord mund të detyrojë KESH të blejë edhe më shumë energji nga jashtë gjatë muajit të ardhshëm, me çmimet që duket se do të qëndrojnë lart.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?

I nxehti ekstrem pushton Evropën

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit

Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plarent Ndreca në SPAK për tenderat e rindërtimit të komisariateve
Artikulli tjetër Shpërthim i fuqishëm, në afërsi të Liqenit të Ujmanit, në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.