KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen
AktualeAnalizeFokusKultureOpinionSociale

Minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen

Përditësimi i fundit: 10 Tetor, 2025 5:52 pm
261 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Rreth 70 punonjës të minierës së bakrit në Spaç të Mirditës janë ngritur në protestë prej tre ditësh, duke bojkotuar punën në shenjë pakënaqësie për kushtet e punës dhe pagat minimale. Minatorët i kanë paraqitur një sërë kërkesash kompanisë koncesionare turke “Tete Albania”, por negociatat mes palëve kanë dështuar, duke thelluar tensionet në vendin e punës.

Një nga kërkesat kryesore të minatorëve është njohja e sindikatës së krijuar në muajin gusht dhe nënshkrimi i një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte të drejtat dhe sigurinë në punë. Ata pretendojnë se kompania jo vetëm ka refuzuar dialogun, por ka ndërmarrë edhe masa ndëshkuese ndaj organizatorëve të protestës.

“Duke parë problemet e përditshme, e pamë të nevojshme të organizohemi në sindikatë për të mbrojtur të drejtat tona. Këtë lëvizje ata nuk e pranuan dhe madje më kanë larguar nga puna si organizator i saj,” thotë Albert Bushpreni, minatori i larguar nga puna.

Ai thotë se kompania ishte përpjekur të përçante lëvizjen, por nuk ia ka dalë dhe se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave. “Ndoshta pronari nuk na do as të gjallë, por ne kemi lindur në këto troje që ata po i shfrytëzojnë. Pagat janë minimale dhe kushtet e punës nëntokë janë tepër të vështira. Rrezikojmë shëndetin dhe jetën çdo ditë,” tha ai.

Punonjësit e tjerë ndajnë të njëjtat shqetësime, duke theksuar mungesën e kushteve bazë dhe pagat e ulëta në raport me rrezikun që përballen çdo ditë në nëntokë.

“Po punojmë në kushte të papërshtatshme, duke rrezikuar shëndetin çdo ditë. Pagat janë qesharake për punën që bëjmë nëntokë. Punojmë përtej orarit të përcaktuar, nuk kemi ditë pushimi dhe transporti është skandaloz. Nuk do të tërhiqemi deri në përmbushjen e kërkesave tona. Është e papranueshme të trajtohemi në këtë mënyrë, ndërsa kompania refuzon të na dëgjojë,” – thotë Kastriot Prenga, minator në Spaç.

Në mbështetje të protestës janë bashkuar edhe përfaqësues të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, të cilët kanë paralajmëruar një grevë urie pa afat, nëse kërkesat e minatorëve nuk merren në konsideratë.

“Kompania po pengon një të drejtë themelore të punëtorëve – organizimin sindikal. Kjo është e papranueshme,” deklaroi Klodian Islami, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Industrisë.

Islami tha se të hënën, në orën 07:00 të mëngjesit, do të nisë greva e urisë para ambienteve të kompanisë.

Më herët minatorët i kanë kërkuar ndërhyrje edhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit, e cila ka ndërmjetësuar një takim mes palëve, por pa rezultat konkret. Ndërkohë, kompania “Tete Albania”, e kontaktuar për këtë çështje, i ka cilësuar kërkesat e minatorëve si “antiligjore”, duke mohuar akuzat dhe pretendimet e ngritura ndaj saj.

Protesta në Spaç vjen në një sektor ku aksidentet në punë dhe pakënaqësitë e punëtorëve janë të përsëritura, ndërsa sindikatat kërkojnë që qeveria të ndërhyjë për të garantuar respektimin e të drejtave të punonjësve në industri të rrezikshme si minierat.

Spaçi ka një histori të ngarkuar, pasi gjatë periudhës së diktaturës komuniste miniera në këtë zonë u përdor si kamp pune për të burgosurit politikë, të cilët punonin në kushte ekstreme dhe çnjerëzore.

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Leskovc, sSerbët nuk vendosin flamurin shqiptar për ndeshjen me Shqipërinë
Artikulli tjetër Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.