KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritje tronditëse e vrasjeve në 2024, Tirana kryeson
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritje tronditëse e vrasjeve në 2024, Tirana kryeson
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Rritje tronditëse e vrasjeve në 2024, Tirana kryeson

Përditësimi i fundit: 14 Tetor, 2025 6:32 pm
206 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të krimeve ndaj jetës dhe rasteve të dhunës në familje në të gjithë vendin. Në raportin e tij vjetor në Kuvend mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024, kryeprokurori vë theksin pikërisht te krimet kundër jetës.

Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga ai, vrasjet me dashje janë rritur 3.1 herë, duke kaluar nga 14 raste në vitin 2023 në 44 raste në vitin 2024. Po ashtu, vrasjet me paramendim janë dyfishuar, nga 15 në 31 raste.

Më i prekur mbetet qarku i Tiranës, ku janë regjistruar rreth 30% e të gjitha krimeve kundër jetës, pasuar nga Korça, Durrësi dhe Lezha. Ndërkaq, dhuna në familje vijon të jetë një fenomen shqetësues me 1,656 procedime penale të regjistruara gjatë vitit 2024, një rritje prej 18.6% krahasuar me vitin paraardhës. Numri i të pandehurve për këtë vepër ka arritur në 1,238, me rritje 14.8%.

Raporti evidenton gjithashtu se 88.9% e kërkesave të prokurorëve për masa sigurimi në rastet e dhunës në familje ishin për arrest, duke reflektuar një ashpërsim të politikës penale ndaj autorëve të këtyre veprave. Prokuroria e Përgjithshme nënvizon se këto shifra kërkojnë ndërhyrje të koordinuara ligjore dhe sociale, për të parandaluar dhunën dhe për të mbrojtur më mirë kategoritë vulnerabël të shoqërisë.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm FMN ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë
Artikulli tjetër Arlinda e qejfeve në jahte, “virgjireshë” e korrupsionit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.