KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Monopatinat, një vit më parë, promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Monopatinat, një vit më parë, promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Monopatinat, një vit më parë, promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës

Përditësimi i fundit: 14 Tetor, 2025 6:51 pm
183 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Një vit më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj, i hipur mbi një skuter elektrik, promovonte përdorimin e këtyre mjeteve si pjesë e një Tirane më miqësore, ekologjike dhe inovative.

“Ky mjet është 100% i pastër. Është një mjet pune, jo akrobatik, që mund të lehtësojë trafikun dhe të ofrojë lëvizje më të shpejtë dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët,” theksonte Veliaj.

Një vit më vonë, kaluam nga promovimi i monopatinave elektrike tek ndalimi i tyre.

Me një njoftim të beftë, të dielën e 12 tetorit, në orën 12:05 të mesditës, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, lajmëroi se që nga kjo e hënë ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike në rrugë.

“Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë,” deklaroi Koçiu.

Njoftimi u publikua fillimisht në rrjete sociale dhe më pas u përhap nga mediat, duke i lënë qytetarëve më pak se 12 orë për t’u informuar mbi vendimin e beftë.

Në krah të ministres u shfaq edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, që kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces.

Mirëpo qytetarët nuk treguan mirëkuptim. Sepse askush nuk mund të mirëkuptojë një vendim që e merr vesh pasi është bërë fakt, apo 12 orë para, tetë prej të cilave, me shumë gjasë, orë gjumi.

Qytetarët të painformuar

E hëna e sotme i gjeti shumicën e përdoruesve të monopatinave elektrike të painformuar.

Në rrugët e Tiranës, mes trafikut të zakonshëm të fillimjavës, shihje përdorues monopatinash që vijonin qarkullimin si zakonisht.

Disa prej tyre, pasi u ndaluan nga postoblloqet e ngritura në disa akse kryesore, panë mjetet e tyre të sekuestruara. Të tjerë, edhe pse ishin në dijeni të ndalimit, nuk kishin gjetur dot zgjidhje alternative për të shkuar në punë apo shkollë.

Në një qytet ku transporti publik mbetet problem kronik, monopatina shihet si ‘shpëtim’ i përditshëm ekonomik dhe praktik.

Në të njëjtën kohë, është fakt që përdorimi i monopatinave është kthyer në një shqetësim serioz për sigurinë rrugore. Shumë prej tyre përdoren pa kaskë, në trotuare apo korsitë e makinave, shpesh nga të mitur, duke rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente. Mungesa e infrastrukturës së dedikuar dhe mungesa e rregullave të qarta kanë krijuar një situatë kaotike ku, në vend të zgjidhjes, çdo palë mbetet e pambrojtur.

Kur bllokimi zëvendëson politikën

Migen Qiraxhi, aktivist i Qëndresës Qytetare dhe një nga përdoruesit e parë të monopatinave në Tiranë, e sheh këtë vendim si simptomë të një paaftësie kronike shtetërore për të rregulluar, ndaj ndalohet.

“Meqë shteti nuk aplikon dot tre rregulla – kaskë, regjistrim mjeti dhe limit moshe – nesër sipërmarrësit e rinj të skuterave do dalin në punë të prishin kontratat e qirave dhe të vrapojnë në banka për të larë këstin e investimit. Për përdoruesit, ku hyj edhe vetë, nuk po ankohem se gjysma janë ‘terroristë’ në rrugë nga mënyra si i ngasin,” thotë ai.

Më tej shton me ironi: “Nuk më lidhet që një shtet si ky i joni, që krenohet me Ministër të Inteligjencës Artificiale, të mos përpilojë një rregullore të thjeshtë për një mjet po aq inovativ e teknologjik”.

Ekonomisti Artan Gjergji, edhe pse jo përdorues, e quan vendimin “një tjetër lëvizje të çuditshme dhe të pamenduar”, duke ironizuar prirjen e qeverisë për të zgjidhur çdo hall publik me ndalesa.

“Ndaj njerëz të dashur, mos u mashtroni pas fasadës, por mendojini gjërat me më shumë logjikë kur mbështesni politika bllokuese për çdo gjë,” shkruan ai.

Përfundimi

Ministrja Koçiu justifikoi ndalimin me 991 rastet e raportuara nga urgjencat, që sipas saj janë “më shumë se sa mjaft për ta ndalur menjëherë këtë risi të rrezikshme deri në hartimin e një rregulloreje strikte”.

Ajo shtoi se pas përfundimit të procesit rregullator, përdorimi i monopatinave do të lejohet vetëm për përdorim vetjak, jo për qira apo veprimtari tregtare.

“Do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do të përcaktojmë korsitë, rrugët dhe hapësirat ku mund të përdoren monopatinat, si dhe kriteret për moshën, masat mbrojtëse dhe shpejtësinë e lejuar,” deklaroi ministrja.

Ende nuk dihet se kur do të jenë gati rregullat e reja, por deri atëherë mirë do të ishte që institucionet të përqendroheshin në informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Në vend që të ndalohej në mënyrë të menjëhershme, një proces i ndërmjetëm informimi dhe ndërgjegjësimi do të kishte qenë më i drejtë dhe më efektiv. Qytetarët duhej të kishin kohë për t’u përshtatur, për t’u informuar dhe për të kuptuar rregullat që pritet të vihen në zbatim.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Italia do kalojë Greqinë si vendi me më shumë borxhe në Eurozonë

Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet e Alabari zhyten 74 cm

Banka Botërore: Rritja ekonomike e rrezikuar nga pasiguritë dhe ndikimet e jashtme

Policia, alarm për një skemë të sofistikuar mashtrimi online

Më mirë qen, se sa pensionist, në Vlorë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama premton “qiqra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë
Artikulli tjetër “Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ligji i ri për energjinë, qytetarët dhe bizneset mund të blejnë dhe të shesin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 27 Prill, 2026
Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive, të blera për veten dhe këshillin
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Prokurori Bledar Maksuti merr nën hetim Daniel Shimën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Rusia kontrabandon në Izrael miliona ton grurë, të vjedhur nga Ukraina
Analize Bota Finance Opinion Sociale Zhvillim 27 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.