Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme kërkesën për shkarkimin e Bajram Begajt si President të vendit. Gjatë një deklarate nga kryesia e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka listuar të gjitha shkeljet kushtetuese nga ana e Begajt.
Bardhi ka deklaruar sot Presidenti Bajram Begaj, që përveç detyrës si Kreu i Shtetit, është i punësuar edhe në një klinikë mjekësore private. Gjatë daljes nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi se ky është veprim i i papracedentë dhe theksoi se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë me asnjë prej Presidentëve të mëparshëm të Republikës.
Por cili është spitali dhe sa paguhet Begaj si konsulent Mjekësor?
Dosja.al, bëri një kërkim të thjesht pas deklaratës së Bardhit, ku dhe u zbulua se President Begaj rezulton të jetë i punësuar si konsulent mjekësor pranë spitalit privat Acibadem. Në ‘Open Spending Data’, rezuton se Begaj në vitin 2023, në formularin e deklarimit të pasurisë ka deklaruar si pagesë 1.605.52 euro nga spitali Acibadem.
Përveç kësaj, në këtë formular është edhe pagesë si President dhe dietat që merr. Në formën e dietave, Begaj në vitin 2023 ka marrë 6.600 euro, ndërsa nga paga Presidenti ka marrë 3,234,215.00 lekë.
Por a e lejon Kushtetuta që Presidenti të ketë punë të dytë?
Në nenin 89 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk mund të ushtrojë asnjë detyrë tjetër përveç se President. Ndërkohë që i lejohet që të kryej detyra honorifike dhe pa pagesë.
Neni 89
Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private.
Marrë nga Dosja.al