KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritje martesash në Kosovë, por tkurrja e popullsisë në nivele alarmante
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritje martesash në Kosovë, por tkurrja e popullsisë në nivele alarmante
AnalizeKryesoreRajoniSocialeZhvillim

Rritje martesash në Kosovë, por tkurrja e popullsisë në nivele alarmante

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2025 4:35 pm
197 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Të dhënat e fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të martesave gjatë muajit gusht dhe një rënie të dukshme të divorceve. Po ashtu edhe numri i lindjeve ka shënuar rënie.

Numri i martesave në Kosovë është rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht të këtij viti, ndërsa ai i divorceve ka pësuar rënie të dukshme.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në gusht janë regjistruar 1,972 kurorëzime, që paraqet një rritje prej 59.5 për qind krahasuar me muajin korrik, kur ishin regjistruar 1,236 martesa.

Ndërkohë, numri i shkurorëzimeve ka rënë për 45.2 për qind. Në gusht janë regjistruar 97 raste divorce, për dallim nga 177 raste sa ishin në korrik.

Të dhënat e publikuara tregojnë edhe lëvizje në numrin e lindjeve dhe vdekjeve.

Në gusht janë regjistruar 2,516 lindje, që është një rënie prej 6.4 për qind krahasuar me muajin paraprak. Nga këto lindje, 1,284 ishin meshkuj dhe 1,232 femra.

Në anën tjetër, numri i vdekjeve është rritur. Gjatë gushtit janë regjistruar 914 raste të vdekjeve, një rritje prej 4.3 për qind krahasuar me korrikun, kur ishin regjistruar 876 raste. Prej tyre, 515 ishin meshkuj dhe 399 femra.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore për vitin 2024, Kosova renditet e para në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë, me një rënie prej -9.7 për qind.

Ky rezultat e vendos Kosovën në krye të listës së vendeve me rënien më të madhe demografike në nivel global, një shifër që ekspertët e cilësojnë si alarmante për të ardhmen e zhvillimit social dhe ekonomik të vendit.

Ndërkohë që popullsia botërore ka shënuar një rritje mesatare prej 1 për qind, Kosova po përballet me trendin e kundërt, kryesisht për shkak të emigrimit masiv drejt vendeve evropiane, në kërkim të mundësive më të mira jetese dhe punësimi.

Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për të frenuar largimin e qytetarëve dhe për të nxitur rritjen e popullsisë përmes subvencioneve dhe politikave stimuluese, të dhënat tregojnë se vendi po përballet me një krizë demografike të thellë.

Gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 914 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 515 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht janë regjistruar 4,3% më shumë raste të vdekjeve.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqiptarët shtojnë blerjet e makinave, dominon Koreja e Jugut
Artikulli tjetër Investigimi italian jehonë skandalit me emigrantët: Marrëveshja Itali-Shqipëri, miliona euro për një projekt që nuk funksionon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.