KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreSociale

Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2025 5:00 pm
219 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Nga Habjon Hasani

 

Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr sot paradite në Prokurorinë e Tiranës; ai dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

Procedimi penal kundër zotit Pacolli dhe dy të tjerëve mban nr. 64/06 dhe ka nisur në shtator, pasi një kallëzues me vlerë u vu në lëvizje nga shërbimet inteligjente partnere; një anëtar i strukturës hetimore besohet se ka marrë “clearance” nga FBI.

Kjo histori, në dukje si përplasje korruptive (Balluku–Pacolli), mbart një shqetësim edhe më të fortë se korrupsioni, pasi ka indicie se Pacolli është duke lidhur ujdi shumë larg për të vënë kolateral aeroportin e Vlorës. Veprimet e tij kanë lënë gjurmë pranë Astanas, Kazakistan.

Shqetësimi është se akrobacitë korruptive të zyrtarëve të Tiranës e kanë çuar lojën shumë më larg se korrupsioni: Aeroporti i Vlorës është kapacitet strategjik logjistik në Mesdhe, ndërsa mënyra si ka vepruar Pacolli ka ngritur shqetësime se ai mund të jetë duke krijuar korridor për interesa strategjike ruse në Shqipëri.

Por le ta nisim këtë histori nga fillimi.

Një ditë të bukur, Behgjet Pacolli u fotografua si pa dashje te avllia e Kryeministrisë. Spekulimi shkoi deri aty sa një pjesë e mediave raportoi se ai mund të ishte kandidat i Ramës për poste ministrore.

Në fakt jo vetëm që nuk ishte i tillë, por atë fotografinë “si pa dashje” e kërkoi Rama të shkrepej, pas një bisede tepër të tensionuar me Pacollin në zyrën e kryeministrit.

Në këtë takim zoti Pacolli bëri një lëvizje të paimagjinueshme, ai i deklaroi kryeministrit:

“Unë do të mbaj 98 për qind të aksioneve të aeroportit dhe nuk kam pasur asnjë dijeni për matrapazllëqet që ka bërë administratori im Valon Lluka me zyrtarët e tu. 40 për qind të aksioneve të kompanisë turke që u largua, unë i kam blerë me kontratë dhe nuk i kam detyrime kujt. Valon Lluka s’do të jetë më administrator im, pasi ai me zyrtarët e tu e kanë bërë këtë korrupsion”, – mësohet t’i ketë thënë Pacolli kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa ky i fundit, pikërisht në atë moment, kuptoi se në çfarë telashesh mund të ishte.

Pasioni për pikturën dhe podcastet e të dielave zor se i linin kohë kryeministrit Rama të nuhaste atë që kishte muaj duke u gatuar.

Pacolli pretendon se ka pasur një aferë dhe ujdi korruptive ndërmjet zonjës Balluku dhe ish-administratorit të tij Valon Lluka, për të cilën zoti Pacolli thotë se nuk dinte gjë prej gjëje, duke luajtur kartën e një burri në moshë, të çiltër dhe deri diku naiv.

Ndërkohë, partneri i tij në koncension “2A Group” rezulton se ka investuar më shumë se Pacolli, ndërsa të dy kanë marrë një kredi në shumën e 56 milionë eurove në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).

Ndërmjet kompanisë së Pacollit “Mabco” dhe partnerit “2A Group” të Imer Ademit ka disa kontrata noteriale që bëjnë fjalë pikërisht për kalimin e aksioneve, por BKT deri në këto momente rezulton se po mbështet hapur inkursionin e zotit Pacolli dhe nuk po i kryen procedurat paraprake që lejojnë regjistrimin e kontratave të mëparshme në QKB.

Janë ende të panjohura motivet pse BKT po e mbështet kaq hapur zotin Pacolli, por është fakt që zoti Pacolli ka kryer një veprim që ka ngritur dyshime tepër të forta, jo për korrupsion kësaj here, por për inkursion të interesave strategjike të Rusisë në Shqipëri.

Është një deduksion logjik ai që ka vënë në lëvizje partnerët amerikanë.

Supozojmë një moment për lehtësi arsyetimi se zoti Pacolli është një burrë i moshuar, i çiltër e naiv, dhe se “shtriga” Belinda Balluku, së bashku me ish-administratorin e tij Valon Lluka, kanë bërë ujdi e korrupsion pa dijeninë e këtij burri kaq të ndershëm.

Në këtë skenar pyetja që shtrohet është:

Ku e gjen forcën zoti Pacolli të sfidojë këtë klan të presupozuar si të korruptuar në territorin e vet?

Nëse zoti Pacolli është një biznesmen i rëndomtë që sheh hallin e punëve të veta, ashtu si me stil naiv, si mundet ai të shkojë në zyrën e kryeministrit (që presupozohët bosi i bosëve mbi territorin) dhe të mos synojë fare asnjë negociatë apo shteg për zgjidhje, por të shkojë dhe ta vendosë kryeministrin para faktit të kryer në territorin e vet?

Për të abstraguar më tej, na vlen të shohim profilin si biznesmen të zotit Pacolli. Rezulton se nga hetimet e largëta të vitit 1997 të ish-prokurores Carla Del Ponte, Pacolli drejtonte në Zvicër një kompani me gjithsej 5 veta staf në punë, zyra e tij ishte më e vogël se një redaksi portali online, por nga ana tjetër në kompaninë e tij “Mabetex” faturoheshin kontrata miliardëshe nga Kazakistani dhe Kremlini. Kartat e tij të kreditit përdoreshin edhe nga vajza e presidentit të Rusisë Boris Jelcin.

Fillimet e biznesit zoti Pacolli i kishte falë një lidhjeje personale të tij me Pavel Borodinin, person kyç në “rrethin e tenisit” të Jelcinit. Borodini i hapi rrugën zotit Pacolli të privatizonte si fillim fabrika tekstilesh, ndërsa në Moskë është sekret i hapur se Pacolli deri vonë ka lëvizur paratë e Borodinit. Fiks të njëjtat pretendime ngrinte edhe ish-prokurorja Carla Del Ponte në Zvicër.

Ky koncentrat i CV-së së zotit Pacolli nuk flet aspak për një biznesmen që s’bën kompromise me pushtetin politik, se të ishte ndryshe, vajza e Jelcinit do përdorte kartën e kreditit të Valon Llukës dhe jo të Behgjet Pacollit.

Pra nuk kemi aspak të bëjmë me një burrë të moshuar parimor dhe paksa naiv; përkundrazi, kemi të bëjmë me një biznesmen i cili që prej ditës së parë është i formatuar dhe i kultivuar si dordolec i politikës dhe i pushtetit – si prestanome.

Dhe në kushtet kur një biznesmen prestanome dhe i shtrirë barkas para pushtetit politik sfidon hapur një pushtet në territorin e vet, ka vetëm dy opsione logjike:

a) Pacolli ka lajthitur

b) Dikush tjetër po e mbron Pacollin

Zakonisht të lajthiturit janë të painteresuar për shifrat dhe tepër të lidhur me aspekte emocionale ose estetike. Janë profil gati-gati identik me atë të kryeministrit të Shqipërisë.

Pacolli shfaqet tepër i qetë dhe i kalkuluar; ai s’ka bërë asnjë gabim me shifrat e veta dhe s’ka përjetuar emocionalisht asgjë nga sikleti ku ka futur të vetët dhe qeverinë shqiptare, çka të çon rrjedhimisht në bindjen se dikush tjetër po e mbron Pacollin. Dikush tjetër e komandon atë si dordolec.

Nuk është aspak e vështirë të bësh identikitin e këtij faktori për sa kohë CV-ja e zotit Pacolli kumbon fort jo vetëm si dordolec i Jelcinit apo Borodinit, por edhe si akrobat që muajin e fundit po bën hapa konkretë për të lidhur ujdi në Kazakistan për shitjen e gjysmës së paketës së aksioneve që ai posedon.

Një tjetër fakt interesant është se procedimi në Tiranë ndaj zotit Pacolli nuk është kurdisur në SPAK, por në Prokurorinë e Tiranës. Kjo mund të ketë ardhur ndoshta edhe për shkak se administrata e re e State Department (OPDAT) mund të ketë dijeni ekskluzive mbi pamundësinë absolute të kreut të SPAK Altin Dumani për të çuar përpara hetime ku mund të bëhet pis zonja Balluku.

E megjithatë, loja që ka hapur Pacolli në Tiranë është përtej cilësdo skeme korruptive apo zyrtari shqiptar, sepse Pacolli ka lënë zbuluar një aset gjeostrategjik si Aeroporti i Vlorës, ku minimalisht pronari i ri potencial me fijet në Kremlin zbarkon aty shpejt e shpejt disa radarë anti-dron ose sisteme interceptimi që ndryshojnë ekuilibrat e forcës në Mesdhe.

 

Marrë nga Hashtag.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane

Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit

Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis

Formula 1/ Antonelli është i pandalshëm, italiani triumfon në Madrid

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti rizgjidhet kryeministër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria humbet terren në tregun e kriptovalutave
Artikulli tjetër Rusia akuzon Khodorkovskyn dhe 22 politikanë e biznesmenë në mërgim se komplotuan grusht shteti

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 12 Shtator, 2026
Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 12 Shtator, 2026
Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 12 Shtator, 2026
“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 12 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.