KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Veriu i Shqipërisë, zona më e varfër e Evropës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Veriu i Shqipërisë, zona më e varfër e Evropës
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Veriu i Shqipërisë, zona më e varfër e Evropës

Përditësimi i fundit: 17 Tetor, 2025 6:00 pm
228 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në Shqipëri, 40.5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, për vitin 2024, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT.

Kjo do të thotë se 40.5% e popullsisë plotësojnë të paktën një nga këto tre kritere:

-Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare.

-Kanë mungesa materiale ose sociale të rënda – personi nuk ka mundësi të përballojë shpenzime bazë si ngrohja, pagesa e faturave, blerja e ushqimit, rrobave, pushimeve etj.

-Jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune – kur të rriturit në një familje punojnë shumë pak ose aspak gjatë vitit.

Ndonëse në krahasim me vitet e mëparshme rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social është ulur (nga 44.5%), që ishte në 2022, të dhënat krahasuese të Eurostat tregojnë se Shqipëria ka nivelin më të lartë në Europë dhe sa dyfishi i mesatares së BE-së prej 21%.

Në rajon, varfërinë dhe përjashtimin social më të ulët e ka Serbia, me 24.3%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (30%, me të dhënat e vitit 2023) dhe Mali i Zi me 34.1% (të dhënat e vitit 2022). Mungon informacioni për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në vitin 2024 rreth 21% e popullsisë së Bashkimit Europian ishte në rrezik për varfëri ose përjashtim social – që do të thotë se më shumë se 95 milionë qytetarë të BE-së përfshiheshin në të paktën një nga tre kategoritë e treguesit: varfëri monetare, mungesë materiale/sociale, ose intensitet i ulët pune në familje.

Normat ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve. Normat më të larta janë regjistruar në Bullgari, Rumani, Greqi dhe Spanjë, ku mbi 26–30 % e popullsisë rrezikon përjashtim social. Vendet me rezultatet më të mira janë Sllovenia, Çekia, Finlanda dhe Holanda, ku përqindja zbret nën 13 %. Mesatarja e BE-së qëndron në 21 %, një nivel pothuajse i pandryshuar krahasuar me një vit më parë, por më i ulët se dekadën e kaluar.

Këto të dhëna tregojnë se, megjithëse standardi i jetesës është përmirësuar në disa ekonomi të Europës Veriore dhe Qendrore, pabarazitë rajonale mbeten të forta, veçanërisht në vendet e Europës Jugore dhe Lindore, ku kombinimi i të ardhurave të ulëta dhe punësimit të pasigurt vazhdon të mbajë një pjesë të madhe të popullsisë në rrezik social.

Në vitin 2024, në 93 prej 243 rajoneve NUTS 2 në Bashkimin Europian, norma e rrezikut për varfëri ose përjashtim social ishte më e lartë se mesatarja e BE-së prej 21 %. Vetëm katër rajone kishin të njëjtën normë, ndërsa 146 ishin nën mesatare.

Nga ana tjetër, 26 rajone regjistruan norma mjaft të ulëta, më pak se 12,5 %. Mes tyre përfshiheshin rajone të Italisë veriore (p.sh. Provincia Autonome e Bolzano — 6,6 %) dhe rajone në Çeki,
Austri dhe vende të tjera të BE-së.

Veriu, i dyti më i varfri në Europë

Në renditjen sipas rajoneve, të dhënat e Shqipërisë janë për vitin 2022 (kur treguesi total ishte 44.5%). Veriu i Shqipërisë është i dyti me nivelin më të lartë të varfërisë dhe përjashtimit social, me 47.1%, duke lënë pas vetëm zonën e Guyane (që i referohet Guajanës Franceze (French Guiana), një rajon i jashtëm (overseas region) i Francës, që ndodhet në Amerikën e Jugut, në kufi me Brazilin dhe Surinamin), praktikisht duke e bërë veriun e Shqipërisë më të varfrin në territorin e Europës. Qendra kishte një nivel prej 44.1% dhe Jugu prej 42.6%.

Sot është Dita Ndërkombëtare për Eleminimin e Varfërisë. Për këtë arsye Eurostat ka publikuar të dhënat dhe fton institucionet dhe qytetarët të përqafojnë veprime që reduktojnë varfërinë dhe përjashtimin social në të gjitha rajonet e BE-së.

Ky tregues është një masë e kombinuar e standardit të jetesës dhe përfshirjes sociale, që ndihmon BE-në të krahasojë pabarazitë dhe të vlerësojë ndikimin e politikave sociale midis rajoneve dhe vendeve anëtare.

Në Shqipëri, ndër më të varfrit e Europës, këto ftesa çuditërisht mungojnë!

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Telefoni, arma sekrete e Putin për të manovruar me Trump
Artikulli tjetër Mazhoranca miraton në Kuvend ligjin e ri për mbetjet pa sqaruar kostot financiare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.