KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Belgjika po shqyrton mundësinë e ndërtimit të një burgu në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pse Belgjika po shqyrton mundësinë e ndërtimit të një burgu në Kosovë
AnalizeFokusKryesoreOpinionRajoniSociale

Pse Belgjika po shqyrton mundësinë e ndërtimit të një burgu në Kosovë

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2025 6:25 pm
242 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Belgjika po shqyrton mundësinë që të ndërtojë ose të marrë me qira një burg jashtë territorit të saj, dhe mediat belge kanë përmendur Kosovën si një nga opsionet e mundshme. Më 6 tetor, ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, qëndruan në Kosovë, ku u takuan me presidenten Vjosa Osmani dhe me ushtruesin e detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, si dhe në Shqipëri.

Në njoftimet zyrtare për media nga këto institucione nuk është përmendur që gjatë takimeve është diskutuar për ndërtimin apo marrjen me qira të ndonjë burgu. Por, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, kjo çështje është përmendur shkurtimisht nga zyrtaret belge – “pa u hapur ndonjë diskutim i detajuar nga pala kosovare”.

Pas qëndrimit në dy vendet e Ballkanit Perëndimor, ministrja belge e Drejtësisë, Verlinden, shkroi në Facebook se vendi i saj po shqyrton “mundësinë e ndërtimit të një burgu jashtë vendit për kriminelët e paligjshëm”, por nuk përmendi ndonjë shtet specifik. Në të njëjtin postim, ajo tha se në burgjet belge ndodhen 307 shqiptarë, prej të cilëve 253 pa leje qëndrimi.

“Nëse dikush dënohet këtu dhe nuk ka të drejtë qëndrimi, mund ta vuajë dënimin në vendin e origjinës. Kjo do të thotë ekzekutim i duhur i dënimit dhe përfitim i veçantë për efikasitetin e burgjeve tona”, shkroi Verlinden.

Radio Evropa e Lirë dërgoi email në adresë të ministrisë së saj dhe të Qeverisë së Belgjikës, me pyetjen nëse ky vend është i interesuar të ndërtojë apo marrë ndonjë burg me qira në Kosovë, por as pas një javë pritjeje nuk mori përgjigje.

Në përgjigje të pyetjes së REL-it, Ministria e Drejtësisë e Kosovës tha se, në përputhje me Ligjin për Qeverinë, qeveria e vendit – e cila është në detyrë nga fundi i marsit – nuk ka kompetenca për të miratuar nisma të reja për marrëveshje ndërkombëtare apo për të hyrë në negociata të tilla.

“Sa i përket ndonjë marrëveshjeje të mundshme për ndërtimin apo marrjen me qira të një burgu në Kosovë nga shteti belg, aktualisht nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë, dhe as ndonjë proces formal në zhvillim”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Zyrën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nëse çështja e burgjeve është diskutuar gjatë takimit me zyrtaret belge. Nga kjo zyrë thanë se “gjithçka është e sqaruar dhe ndodhet në komunikatën për media”. Në komunikatën e publikuar më 7 tetor, Zyra e Presidentes nuk përmendi asgjë lidhur me ndonjë marrëveshje apo diskutim për burgjet.

Në të thuhej se gjatë takimit është biseduar për “marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, sigurisë, sundimit të ligjit, procesin e integrimit evropian, si dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Kundërshtimi i organizatave kosovare ndaj planit të përfolur belg

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë thonë se janë kundër një marrëveshjeve të tillë eventuale. Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), plani i përfolur i Belgjikës për të dërguar të burgosur në Kosovë, paraqet rrezik për sigurinë dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Drejtori ekzekutiv i këtij këshilli, Behxhet Shala, thotë se një marrëveshje e tillë do të diskriminonte të burgosurit kosovarë dhe do të rrezikonte rritjen e krimit, prostitucionit dhe trafikimit me njerëz.

Ai shton se Belgjika mund ta shfrytëzojë “anarkinë institucionale” në Kosovë për të imponuar një marrëveshje të ngjashme me atë të Danimarkës, ndaj së cilës është gjithashtu kritik. Sipas tij, kjo marrëveshje ka legalizuar zbatimin paralel të dy sistemeve të ndryshme penale: atij danez – shumë të avancuar, dhe atij kosovar që është më mbrapa me standarde.

Shala thotë se KMDLNJ-ja – ndonëse nuk i monitoron fizikisht burgjet, për shkak të mungesës së marrëveshjes me Ministrinë e Drejtësisë – mban kontakte të rregullta telefonike me të dënuarit, avokatët dhe familjarët e tyre. Për Mehmet Musajn, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) – organizatë që monitoron sistemin korrektues në Kosovë – marrëveshjet e tilla mund të krijojnë standarde të dyfishta mes të burgosurve vendorë dhe atyre të huaj, duke cenuar parimin e barazisë.

“Është thelbësore që çdo marrëveshje e mundshme të garantojë standarde të njëjta për të gjithë, pa dallim origjine, dhe të përfshijë mekanizma të pavarur monitorimi për respektimin e të drejtave të njeriut”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të kishte kuptim vetëm nëse do të siguronte respektim të plotë të të drejtave të njeriut, transparencë dhe përfitime konkrete për Kosovën, si: zhvillimi i kapaciteteve institucionale apo përmirësimi i infrastrukturës korrektuese. Si Shala, ashtu edhe Musaj thotë se, deri më tani, nuk është kontaktuar nga ndonjë institucion i Kosovës lidhur me këtë temë.

Disa media në Shqipëri raportuan se vendi ka refuzuar kërkesën e Belgjikës për ndërtimin ose marrjen me qira të një burgu, por Ministria e Drejtësisë atje nuk e konfirmoi këtë për Radion Evropa e Lirë.

Marrëveshja me Danimarkën dhe debatet rreth burgjeve të huaja

Kosova ka tashmë një marrëveshje dhjetëvjeçare me Danimarkën, sipas së cilës 300 të burgosur danezë do të vendosen në burgun e Gjilanit. Kuvendi i Kosovës e ratifikoi këtë marrëveshje më 23 maj të vitit 2024, ndërsa Shërbimi danez i Burgjeve konfirmoi më herët për Radion Evropa e Lirë se transferimi i parë i të burgosurve pritet të bëhet në gjysmën e parë të vitit 2027.

Sipas marrëveshjes, të burgosurit që do të transferohen, nuk do të jenë shtetas danezë dhe nuk do të kenë rrezikshmëri të lartë. Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte, terrorizëm apo me çrregullime të rënda mendore.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, një pjesë e të cilave do të investohet në Shërbimin Korrektues të Kosovës, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme.

Sipas Behxhet Shalës, dhënia me qira e burgjeve duhet të ndalet, pasi “në planin afatgjatë, këto marrëveshje do ta dëmtojnë dhe dobësojnë sistemin korrektues të Kosovës”.

Ai shton se interesim më herët kanë treguar edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Austria, ndërsa Belgjika, sipas tij, ka ndërmarrë hapa më konkretë përmes takimeve me udhëheqësit kosovarë. Drejtori i Shërbimit Korrektues në Kosovë, Ismail Dibrani, konfirmoi në maj të këtij viti se disa shtete evropiane kanë shprehur interes për të dërguar të burgosurit e tyre në Kosovë, por se këto kërkesa janë refuzuar – pa specifikuar se për cilat shtete bëhej fjalë.

Ky institucion nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me interesimin e mundshëm të Belgjikës për ndërtimin apo marrjen me qira të ndonjë burgu në Kosovë. Më herët këtë vit, Kosova është pajtuar të strehojë edhe 50 migrantë nga shtete të treta që kanë qëndruar në SHBA, ndërsa ka shprehur gatishmëri për të strehuar edhe azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Pas rikthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan në vitin 2021, Kosova ka strehuar edhe rreth 1.900 shtetas afganë, që janë evakuuar nga ky vend. Njohësit e kësaj fushe thonë se marrëveshjet e tilla sjellin përfitime për Kosovën, si investime apo mbështetje specifike, por jo përparim drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian apo ndonjë organizatë tjetër. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, këto marrëveshje janë politike dhe rrezikojnë shkeljen e të drejtave të migrantëve apo të burgosurve.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjyqtarët kritikojnë “sigurinë joekzistente” pas vrasjes së Astrit Kalasë
Artikulli tjetër Qeveria e re e Kosovës në pikëpyetje: Afati afrohet, shenja nuk ka

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.