KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Sherr” për fondet, vendet e Evropës Lindore kundër monopolizimit të parave nga Franca e Gjermania
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Sherr” për fondet, vendet e Evropës Lindore kundër monopolizimit të parave nga Franca e Gjermania
AnalizeBotaFinancePolitikeZhvillim

“Sherr” për fondet, vendet e Evropës Lindore kundër monopolizimit të parave nga Franca e Gjermania

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2025 5:41 pm
250 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Vende të Evropës Lindore të udhëhequra nga Polonia po kërkojnë një pjesë më të madhe të një fondi të ri industrial prej 400 miliardë eurosh në një përpjekje për të ndaluar firmat e mëdha të Evropës Perëndimore të marrin shumicën e burimeve.

Kjo shtytje ngre një përplasje lindje-perëndim mbi Fondin Evropian te Konkurrueshmërisë (ECF), duke nxjerrë në pah një mosmarrëveshje thelbësore se si BE-ja duhet t’i shpenzojë paratë e saj.

Shtetet më të pasura, duke filluar nga Gjermania deri te Italia, argumentojnë se fondi i ri, i cili është krijuar për të rritur konkurrueshmërinë globale të industrisë evropiane, duhet të shpërblejë firmat moderne dhe inovative, të cilat janë kryesisht të vendosura në krahët perëndimorë dhe veriorë të Evropës.

Nga frika se kjo qasje do t’i përjashtojë bizneset e tyre nga qasja në financim, shtetet më të varfra të Evropës Lindore të udhëhequra nga Polonia po bëjnë presion për të futur elemente të rishpërndarjes gjeografike në ECF, i cili është pjesë e propozimit të buxhetit të ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së.

“Ne mendojmë se çdo fond konkurrueshmërie duhet të jetë gjithashtu i aksesueshëm për rajonet në zhvillim, për kompanitë që sot janë të vogla ose të paktën të mesme, dhe në një perspektivë 5-10 vjeçare mund të rriten,” tha sekretari i shtetit i Polonisë për fondet e zhvillimit, Jan Szyszko.

Mosmarrëveshjet do kulmojnë gjatë një takimi të ministrave për çështjet evropiane në Luksemburg të martën e ardhshme, ku ECF do jetë në qendër të vëmendjes.

Komisioni Evropian propozoi këtë fond të ri, i cili kap vlerën e 20 për qind të buxhetit të përgjithshëm të BE-së, për të nxitur inovacionin në të gjithë Evropën dhe për t’i lejuar bizneset e bllokut të konkurrojnë në të njëjtin nivel me rivalët në SHBA dhe Kinë.

Por plani i Komisionit i kushton pak rëndësi shpërndarjes gjeografike, duke ushqyer frikën se firmat e suksesshme në pjesët më të pasura të Evropës do marrin përfitimet e financimit të ri.

Mbështetësit i referohen ECF-së si “Fondi Draghi,” në një shenjë mirënjohjeje për raportin me ndikim të vitit 2024 të ish-Guvernatorit të Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Mario Draghi, mbi nxitjen e kokurrueshmërisë evropiane.

Por kjo narrativë nuk është popullore në mesin e vendeve të Evropës Lindore — të cilat nuk u bindën nga raporti Dragih edhe herën e parë.

“E vetmja gjë nga raporti që bëri bujë në Poloni ishte fakti që në mesin e të konsultuarve të atij raporti shohim kompani dhe palë të interesuara që janë të fokusuara vetëm në disa shtete anëtare më të zhvilluara që nuk janë nga kjo pjesë e Evropës,” tha Szyszko.

Kush i merr fondet?

Ndërkohë, një betejë e veçantë ka shpërthyer në heshtje mbi cilat kompani kanë të drejtë të marrin financimin.

Në propozimin e saj, Komisioni e hap ECF-në për start-up-et, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) dhe “kapitalizimet e vogla të mesme” që kanë më shumë punonjës dhe qarkullim më të madh.

Komisioni krijoi së fundmi këtë kategori për kompanitë me deri në 750 punonjës dhe qoftë 150 milionë euro qarkullim, qoftë deri në 129 milionë euro asete totale.

Shumica e vendeve evropiane – duke filluar nga Polonia në Itali dhe Spanjë – janë të shqetësuara se kjo formulë do çojë në marrjen e pjesës më të madhe të fondeve nga kompanitë e mëdha franceze dhe gjermane.

Skeptikët kanë frikë se një konkurrencë e pakufizuar midis NVM-ve do favorizojë pa ndryshim këto të fundit duke pasur parasysh madhësinë e tyre më të madhe.

Për të parandaluar këtë, ata sugjerojnë listimin e kategorive të ndryshme të NVM-ve që mund të jenë të përshtatshme për financim.

“Është një tortë, nëse keni një kategorizim të NVM-ve, atëherë ka një fetë për të gjithë,” tha një diplomat i BE-së, të cilit iu dha anonimiteti për të diskutuar bisedimet e ndjeshme.

 

Marrë nga Politico.eu

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tornado e fuqishme në Paris, një viktimë dhe dhjetë të plagosur
Artikulli tjetër Grup i gjerë zyrtarësh amerikanë ndjek luftën e Trump kundër ‘Shtetit të Thellë’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.