KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kukës, reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kukës, reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash
AktualeAnalizeFokusSociale

Kukës, reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Përditësimi i fundit: 26 Tetor, 2025 12:37 pm
224 Shikime
Share
1 Min. Leximi
SHARE

Qarku i Kukësit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur, duke vështirësuar lëvizjen në të gjitha akset rrugore. Veçanërisht problematike janë segmentet Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkopi, ku janë regjistruar përmbytje, prezencë uji në sipërfaqe, si dhe rënie gurësh dhe inertesh.

Situata ka ndikuar edhe në Rrugën e Kombit, ku mjegulla e dendur në segmentin Kolsh–Tuneli i Kalimashit ka vështirësuar qarkullimin, ndërsa rënie gurësh pranë fshatit Myç–Mamëz dhe divizionit ushtarak të Kukësit ka detyruar drejtuesit e automjeteve të ulin shpejtësinë për të shmangur aksidentet.

Reshjet kanë shkaktuar përmbytje edhe brenda qytetit të Kukësit, në afërsi të Drejtorisë së Policisë dhe sheshit të Obeliskut, duke mbuluar rrugët dhe trotuaret dhe duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve.

Ndërprerje energjie dhe rritje e nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës rreth 30 centimetra në ditë shtojnë rrezikun, pasi zona ndodhet pranë një pike kritike.

Autoritetet janë në terren dhe monitorojnë situatën në të gjitha zonat e rrezikshme. Qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë paralajmërimet e sigurisë gjatë kësaj periudhe me mot të paqëndrueshëm.

 

Marrë nga Ata.gov.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shkodra në alarm nga moti i keq, përmbyten banesa në Vaun e Dejës
Artikulli tjetër Kurti paralajmëron zgjedhje parlamentare edhe në dhjetor, edhe në pranverë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.