Komisioni për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore ka marrë ‘ok’ në Kuvend.
Që në nisje të seancës plenare, deputetët e opozitës bashkuan votat me maxhorancës për të miratuar krijimin e këtyre dy komisioneve. •
Të vetmit që kanë votuar kundër komisioneve kanë qenë Agron Shehaj, Erald Kapri dhe Redi Muçi.
Debati në Kuvend ka nisur për shkak se Opozitës nuk i lejohet që të bëjnë pyetje ndaj krerëve të Institucioneve të drejtësisë që raportojnë në Kuvend sot, Altin Dumani dhe Olsian Çela.
Maxhoranca ka vendosur që pyetjet duhet të dorëzohen me shkrim dhe më pas të lexohen nga vetë drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë.
Kjo është kundërshtuar nga Opozita duke e denoncuar këtë si një precedent të papranueshëm.
Taulant Balla ka kërkuar 15 minuta pushim në mënyrë që të bien dakord me krerët e grupeve parlamentare për vazhdimin e seancës sipas kushteve të PS-së.
Në të kundërt, ai paralajmëroi se do të kalojnë në votim dhe rrjedhimisht mbyllin seancën plenare.
Marrë nga Dosja.al