KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit

Përditësimi i fundit: 27 Tetor, 2025 7:17 pm
199 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Korrigjimi i shifrave të eksporteve nga INSTAT ka nxjerrë në pah ecurinë reale të eksporteve shqiptare, që jo vetëm nuk kishim marrë kthesë pozitive këtë vit, por kanë vazhduar tendencën rënëse përgjatë gjithë 9 mujorin.

INSTAT raportoi se në Shtator 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u ulur me 10,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 260 mld lekë, duke u ulur me 7,9 %.

Më herët, INSTAT kishte raportuar se për 8 mujorin vlera zyrtare e eksporteve ishte rritur me 3.5%. Kjo rritje kishte ardhur tërësisht për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës, çka pothuajse dyfishoi artificialisht shitjet drejt Kosovës, duke ndikuar dhe në përmirësimin e shifrës totale. Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën kishte të bënte me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë, konkretisht të grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji.

Sipas të dhënave të rishikuara të INSTAT, ndikimin në tendencën rënëse si në shtator dhe për 9 mujorin e ka dhënë grupi materiale ndërtimi e metale, si rrjedhojë e mbylljes së aktivitetit të Kurum dhe më pak minerale, lëndë djegëse e energji. Eksportet e tekstileve e këpucë u rikuperuan në shtator dhe për 9 mujorin janë me një rënie mospërfillëse.

Rishikimi i shifrave e ka nxjerrë dhe deficitin tregtare me rritje, ndërsa deri për 8 mujorin raportohej me rënie!

Sipas INSTAT, Gjatë muajit Shtator 2025, në uljen e eksporteve prej 10,7 %, negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8,4 pikë përqindje dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,4 pikë përqindje. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +1,4 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,2 pikë përqindje, etj.

Eksportet, gjatë këtij nëntëmujori janë ulur me 7,9 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,6 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -1,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Ushqime, pije, duhan” me +1,0 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,5 pikë përqindje.

Eksporte e tekstile e këpucë rriten, por fasoni mbetet pesimist

Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta. Në shtator u shënua rritje e eksporteve me 5%, pas rënies me 2.4% në gusht.

Për 8-mujorin tendenca është negative e lehtë, me një rënie prej 0.3% me bazë vjetore.

Eksportuesit e nga shoqata Pro-eksport  thanë se rritja e eksporteve dhe veshjeve dhe këpucëve vetëm ne shtator mund të jetë rrjedhoje e një kontrate specifike, porse i gjithë sektori është në vështirësi dhe falimentet po shtohen dita e ditës. Sipas tyre prodhimi i veshjeve dhe këpucëve në të gjithë Europën dhe në Shqipëri është në vështirësi për shkak të konkurrencës së veshjeve nga aplikacionet Kineze Shein dhe TEMU.

Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje e fortë 34%

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë vijuar tendencën rënëse edhe këtë vit, të ndikuar nga reduktimi i aktivitetit të Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.

Për 9–mujorin, ky grup ra me 34.7%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan bëhen grupi i tretë më i madh

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon rritje. Në janar-shtator, ky grup u rrit me 7.4%, duke u ngadalësuar në 2% në shtator, pas përshpejtimit të gusht e korrik në rreth 9%. Eksportet e ushqimeve  dhe pijeve u rriten në sasi  më shumë se në vlerë gjatë 9-mujorit 2025, me rreth 9 për qind më shumë se njëjta periudhë e vitit të mëparshëm, për shkak të shtimit të shitjeve jashtë vendit të shalqirit. Rritja e eksporteve të bostanorëve shtoi sasinë por jo vlerën, pasi një kilogram prej tyre shitet me lirë se sa një kilogram perime.

Minerale, lëndë djegëse, energji, përmbyset rritja!

Deri për 8 mujorin, INSTAT raportoi një rritje prej 51% për grupin e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që në fakt u ndikua nga llogaritja e ri eksporteve drejt Kosovës, si eksporte shqiptare.

 

 

Pas rishikimit të shifrave, për 9 mujorin, INSTAT raportoi që shitjet e këtij grupi, që realisht ndikohen kryesisht nga nafta e Bankers Petroleum dhe energjia elektrike, kanë rënë me 6.3%, duke u kthyer në realitet.

Bien makineritë e pajisjet

Grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”  i  është kthyer rënies në shtator, pas përmirësimit që kishte shfaqur muajt e fundit. Në shtator grupi ra me 3.5%, ndërsa për 9- mujorin zgjerimi është 4.9%. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Rritet deficiti tregtar

Importet e mallrave arritën vlerën 75 mld lekë, duke u rritur me 5,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 11,8 %, në krahasim me Gusht 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 48 mld lekë, duke u rritur me 17,8 %, krahasuar me Shtator 2024 dhe me 1,9 %, në krahasim me Gusht 2025.

Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 260 mld lekë, duke u ulur me 7,9 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 657 mld lekë, duke u ulur me 1,3 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 397 mld lekë, duke u rritur me 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Eksportet bien me Italinë e Spanjën

Sipas INSTAT, Në muajin Shtator 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shtator 2024 janë: Italia (0,7 %), Spanja (49,9 %), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova (8,1 %), Greqia (32,5 %), Gjermania (2,3 %), etj.

Gjatë këtij nëntëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,8 %), Kosova (13,5 %) dhe Kina (3,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia (6,4 %) Gjermania (5,6 %) dhe Spanja (27,5 %).

Në muajin Shtator 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (9,9 %), Kina (39,8 %) dhe Greqia (10,9 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Turqia (7,3 %), Gjermania (1,5 %), etj.

Gjatë këtij nëntëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (2,8 %), Turqia (14,3 %) dhe Gjermania (6,4 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (23,5 %), Greqia (4,0 %) dhe Spanja (14,1 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 57,5 %, të gjithë tregtisë. Në Shtator 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,6 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,3 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,7 %), Kina (12,6 %), Greqia (8,3 %) dhe Turqia (6,7 %).

Shkëmbimet tregtare, për nëntëmujorin 2025, me vendet e BE-së zënë 57,4 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar-Shtator 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (26,9 %), Kina (10,3 %), Greqia (7,7 %) dhe Turqia (7,3 %).

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rruga e errët e emigrantëve shqiptarë
Artikulli tjetër Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit, me paratë e shqiptarëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.