KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Hetimi ndaj Ballukut, Dumani inkurajon prokurorin e çështjes
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Hetimi ndaj Ballukut, Dumani inkurajon prokurorin e çështjes
AktualeFokusOpinionPolitike

Hetimi ndaj Ballukut, Dumani inkurajon prokurorin e çështjes

Përditësimi i fundit: 27 Tetor, 2025 7:23 pm
196 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, komentoi për herë të parë të hënën hetimet e nisura ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë raportimit në një seancë plenare maratonë.

“Lidhur me çështjen, është çështje në hetim dhe nuk kam komente për të dhënë,” u tha Dumani deputetëve.

I pyetur nga opozita nëse prokurori Dritan Prençi që ka firmosur fletë-thirrjen në SPAK për Ballukun kishte marrë presione nga politika për këtë çështje, Dumani tha:  “nuk më ka paraqitur shqetësim për kërcënime për shkak të funksionit”.

Dumani shtoi se Prençi dhe të gjithë prokurorët e tjerë kanë pasur mbështetjen e tij si kryetar i SPAK për hetimin e çdo çështjeje.

Numri i dy i qeverisë, Belinda Balluku, po hetohet nga SPAK për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera. Ajo ishte thirrur në SPAK të hënën, por nuk u paraqit pranë kësaj prokurorie. Në Facebook, Balluku postoi foto nga një vizitë pune në Bukuresht të Rumanisë.

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Berlini gjatë një interviste për Deutche Welle në vija të përgjithshme në lidhje me hetimin e Ballukut, duke folur për prezumim të pafajsisë.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet,” tha Rama duke shtuar se “dhe deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës,” përsëriti ai.

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Ramës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2019 dhe kontrollon prej më shumë se pesë vitesh portofolin më të madh qeveritar. Ajo është zv.kryeministrja e dytë e Ramës që po përballet me SPAK pas Arben Ahmetajt.

Balluku është gjithashtu një nga ministret më të akuzuara nga opozita, e cila ka depozituar në SPAK një sërë kallëzimesh mbi kontrata të mëdha publike të dyshuara për korrupsion. Është ende e paqartë se për cilën nga çështjet e denoncuara është regjistruar procedimi penal.

Të premten, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncoi përmes një statusi në Facebook një situatë të gjithanshme presioni ndaj prokurorit që po heton çështjen e saj.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Beteja ‘e pjesshme’ elektorale për 5 bashkitë e vendit
Artikulli tjetër Presidentja u kërkon partive kompromis, pasi Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.