KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kushtetuesja rikthen Veliajn në krye të Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kushtetuesja rikthen Veliajn në krye të Tiranës
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitike

Kushtetuesja rikthen Veliajn në krye të Tiranës

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2025 7:26 pm
178 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar një dekret të presidentit Bajram Begaj dhe një vendim të Qeverisë shqiptare, duke rikthyer në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, dhe duke anuluar mbajtjen e zgjedhjeve në këtë komunë.

Në dekretin e rrëzuar të Begajt, 9 nëntori ishte shpallur datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Tiranës.

Ndërkaq, Kushtetuesja rrëzoi vendimin e Qeverisë shqiptare për shkarkimin e Veliajt.

Begaj kishte nënshkruar dekretin për zgjedhje në Tiranë, pas vendimit të Qeverisë shqiptare për shkarkimin e Veliajt, bazuar në argumentin se ai kishte munguar në ushtrimin e funksionit të kryetarit për tre muaj.

Shkarkimi i Veliajt ishte inciuar nga Këshilli Bashkiak.

Veliaj në aneksën dërguar në Kushtetuese kishte argumentuar se nuk ka mundur të ushtrojë funksionin e kryetarit të Tiranës për shkak se është në paraburgim.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt nën dyshime për korrupsion.

Ai akuzohet për korrupsion që përfshin të paktën 1.1 milion euro fonde publike, të cilat pretendohet se u janë dhënë bizneseve e të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme.

Veliaj – në mandatin e tij të tretë si kryetar bashkie – sipas Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dyshohet se ka krijuar një skemë korruptive mes disa kompanive në pronësi të bashkëshortes së tij dhe gjashtë biznesmenëve të lidhur me të.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

Pas arrestimit të tij, SPAK tha se hetimet gjetën se Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë “ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme”.

Sipas SPAK-ut, hetimet kanë treguar se bashkëshortja e Veliajt, vetë ose përmes personave të afërt me të, ka bërë blerje online në vlerën 86.721.175 lekë (873.878 euro), kryesisht veshje dhe bizhuteri. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar, siç e parashikon ligji.

Gjykata kishte urdhëruar edhe sekuestrimin e disa llogari bankare të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe shoqërive të lidhura me të, që kapin vlerën e 869.149 eurove.

Ndërsa, në zyrat e një prej shoqërive të administruara prej saj ishin gjetur në një kasafortë dhe janë sekuestruar 95.350 euro, 14,900 dollarë dhe 665.000 lekë (6.700 euro).

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Wolf Theiss”, studio ligjore që shfaqet pas investimeve më të mëdha në Shqipëri

Ukraina mund të legalizojë pornografinë, për financuar luftën ndaj Rusisë

Ari rus përmbyt Hong Kongun, pas sanksioneve perëndimore

More, po ne ku dreqin jetojmë?

Turizmi i përqendruar në dy qarqe, Tirana dhe Vlora

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Triumfi bindës dhe rreziku i pushtetit absolut në Maqedoninë e Veriut
Artikulli tjetër Sekuestrohen aksione të Campari-t me vlerë në miliarda

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ekonomia e përqenderuar në tri qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Pyjet dhe kullotat mbulojnë 60% të Shqipërisë
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Rama ndërron mendje: AKSHI, një eksperiencë e keqe
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Një zë potent i muslimanëve në Shqipëri, letër BE-së për Shtetin Bektashi
Kryesore Opinion Politike Sociale 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.