KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: VOA: Zhvillmi i inteligjencës artificiale ndikon tek tregu i punës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > HI-Tech > VOA: Zhvillmi i inteligjencës artificiale ndikon tek tregu i punës
HI-Tech

VOA: Zhvillmi i inteligjencës artificiale ndikon tek tregu i punës

Përditësimi i fundit: 11 Qershor, 2024 9:45 am
309 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Përparimet në fushën e inteligjencës artificiale kanë filluar të ndryshojnë të ardhmen e tregut të punës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Maxim Adams, shumë njerëz druhen se inteligjenca artificiale do të shkaktojë humbje të vendeve të punës, ndërsa të tjerët shohin një të ardhme më të mirë si rezultat i shfrytëzimit të kësaj teknologjie nga njeriu.Për më shumë se një shekull, automatizimi ka ndikuar tek vendet e punës në mbarë botën, duke mbyllur vende pune dhe krijuar vende të reja pune njëkohësisht.

Ekspertët po përpiqen të parashikojnë se si zhvillimi i inteligjencës artificiale do të ndikojë tek vendet e punës.

Sanjay Patnaik me Institutin Brookings thotë se inteligjenca artificiale po depërton në fusha që dikur vareshin vetëm nga njeriu.

“Më së shumti rrezikohen vendet e punës të nivelit fillestar. Analistët e marketingut, ndihmës hulumtuesit, analistët e financave. Këto profesione mund të automatizohen krejt lehtësisht, detyra që përsëriten”, thotë për Zërin e Amerikës Sanjay Patnaik me Institutin Brookings.

Disa ekspertë theksojnë mungesën e punonjësve të kualifikuar. Susanne Bieller nga Federata Ndërkombëtare e Robotikës thotë se inteligjenca artificiale po e trajton këtë problem.

“Bëhet fjalë për profesione që po zhduken sepse nuk ofrohen më trajnime. Për shembull profesioni i saldatorit. Për ta kapërcyer këtë problem dhe për të përmbushur nevojat e saldimit ne ofrojmë zgjidhje robotike”.

Abigail Gilbert me Institutin për të Ardhmen e Punës thotë se ka disa gjëra që inteligjenca artificiale thjesht nuk mund t’i bëjë.

“…kërkesa e fortë dhe e vazhdueshme për komunikim, mendim kritik dhe udhëheqje brenda bizneseve. Profesionet që sigurohen nga lëndët e artit dhe shkencave humane mbeten jashtëzakonisht të rëndësishme për tregun e punës”.

Shawn Daly me Universitetin Niagara thotë se inteligjenca artificiale do të vazhdojë të përhapet. Dhe se një mënyrë për të siguruar punësimin është që bëhesh ekspert në AI.

“AI do të zgjerojë aftësitë e atyre që e kuptojnë funksionimin e makinerive. Disa nga ata do të krijojnë metoda unike të punës nga gjeneruesit e imazheve, teksteve, videove dhe programeve”.

Për këtë qëllim, Shtëpia e Bardhë njoftoi planet për të rritur numrin e specialistëve në fushën e inteligjencës artificiale në qeverinë federale me 500 individë deri vitin e ardhshëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestat në Francë, qeveria shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale dhe internetit celular në disa zona

Ilirjan Celibashi: “Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit, në Tiranë”

Nga një dron për çdo fermer

Pentagoni krijon agjenci sekrete për të sabotuar teknologjitë e rivalëve

Telefoni i hakeruar i Jared Kushner zbuloi negociata dhe transferta mbi 700 mln dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm New Jork ndalon platformat sociale për përdoruesit nën 18 vjeç
Artikulli tjetër Tani mund të flisni me ChatGPT-në ndërsa përdorni aplikacione të tjera

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ka blerë shtëpi 240 mijë euro? Zegjine Çaushi sqaron komentuesit
Koment Kryesore Politike Sociale 28 Tetor, 2026
PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut, Guvernatorit të Bankës
Analize Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Zjarri përfshin dy restorante në Librazhd, zjarrfikësit shpëtojnë njërin prej tyre
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
Kosovë/ Arrestohet në Deçan Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktuale Fokus Kryesore Rajoni Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.