Dy restorante tradicionale, të vendosura pranë njëri-tjetrit në breg të lumit Shkumbin ne qytetin e Librazhdit, janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme dy prej restoranteve më të njohura dhe tradicionale në qytetin e Librazhdit, të cilat ndodhen në breg të lumit Shkumbin.
Menjëherë në vendngjarje ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës, i cili është përballur me një situatë të vështirë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.
Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, është bërë e mundur shpëtimi i njërit prej restoranteve, ndërsa operacioni vijon për shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e objektit tjetër.
Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar për shkaqet e rënies së zjarrit, dëmet materiale apo nëse ka persona të lënduar. Pritet që në vijim të dalin detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Marrë nga Top Channel