KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
FinanceKomentKryesoreOpinionPolitikeSociale

Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!

Përditësimi i fundit: 28 Tetor, 2026 10:03 am
50 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Irena Beqiraj

 

TVSH-ja është një taksë konsumi, ndaj ulja e saj në 6% do të çonte në uljen e çmimeve të produkteve të konsumit, duke përfituar kështu më së shumti shtresat e varfra. Kjo masë do të rrisë konsumin, do t’i japë frymëmarrje biznesit dhe ekonomisë.’

Sa mirë! Ulim TVSH-në, ulen çmimet, rritet konsumi, lulëzon biznesi dhe fitojnë të varfrit! Një mrekulli ekonomike ku të gjithë fitojnë dhe askush nuk humbet.

Problemi është se ekonomia nuk funksionon si shkencë universale ku dy plus dy bëjnë katër, edhe tre minus 1 bëjnë dy . Në ekonomi, ulja e një takse nuk përkthehet automatikisht në uljen e çmimit. Çmimet nuk përcaktohen vetëm nga taksat. Ato përcaktohen edhe nga konkurrenca, fuqia e tregut, elasticiteti i kërkesës, kostot dhe, mbi të gjitha, nga sjellja e njerëzve që marrin vendimet ekonomike.

Ekonomia është shkencë kontekstuale. Dhe konteksti shqiptar, me problemet e konkurrencës dhe përqendrimit të tregjeve, nuk mund të injorohet.

Në studimin ‘What Goes Up May Not Come Down’, ekonomistët Youssef Benzarti, Dorian Carloni, Jarkko Harju dhe Tuomas Kosonen analizuan transmetimin e ndryshimeve të TVSH-së në çmimet e konsumit në tregjet europiane.

Rezultati ishte veçanërisht domethënës: rritjet e TVSH-së transmetoheshin te çmimet shpejt edhe plotësisht tek cmimet ndërsa ulja. Sipas vlerësimeve të cituara në studim, vetëm rreth 13% e uljes së TVSH-së reflektoheshin në çmime ndërsa rritjet e TVSH-së transmetoheshin plotësisht tek konsumatorët.

Me fjalë të tjera, kur shteti ul TVSH-në, një pjesë e konsiderueshme e përfitimit mund të mbetet te biznesi. Kur shteti e rrit TVSH , konsumatori ka shumë më tepër gjasa ta paguajë të plotë rritjen.

Dhe studimi flet për tregje europiane, ku konkurrenca është përgjithësisht më e zhvilluar dhe institucionet e mbikëqyrjes së tregut më të konsoliduara.

Në tregjet tona ku pjesa dërmuese e janë oligopol edhe disa operatorë kanë fuqi të konsiderueshme për të përcaktuar çmimet, mekanizmi i transmetimit të uljes së tvsh-së mund të jetë edhe më i dobët ndërsa rritja e saj mund të multiplikohet.

Nëse paketa fiskale për vitin 2027 parashikon uljen e TVSH-së në 6% për produktet ushqimore, por njëkohësisht rritjen e normës standarde në 21% për mallrat dhe shërbimet e tjera, atëherë kemi një paradoks fiskal. Me njërën dorë ulet taksa mbi bukën, me tjetrën mund të shtrenjtohet energjia dhe transporti që nevojiten për ta prodhuar dhe për ta çuar atë në dyqan.

Paketa fiskale bëhet edhe më kontradiktore nëse përfshin uljen e pragut të regjistrimit për TVSH, rritjen me dy përqind të tatimit mbi fitimin dhe rritjen e tatimit mbi dividendin me 7 përqind. Ulja e pragut të TVSH-së mund të sjellë më shumë biznese në sistemin e deklarimit dhe administrimit të kësaj takse, duke shtuar kostot e përputhshmërisë fiskale.

Rritja e tatimit mbi fitimin zvogëlon fitimin neto të bizneseve, ndërsa rritja e tatimit mbi dividendin prek kthimin që marrin pronarët nga kapitali i investuar. Edhe pse këto masa nuk përkthehen mekanikisht në rritje çmimesh, mund të ndikojnë vendimet për investime, punësim, formalizim edhe padyshim do të reflektohen në çmimformimin.

Atëherë, si mund t’i premtohet biznesit frymëmarrje ekonomike, kur njëkohësisht i shtohen detyrimet dhe kostot fiskale, dhe si mund t’u premtohet qytetarëve ulje e kostos së jetesës, pa analizuar se kush do t’i përballojë realisht rritjen e taksave me 150 milionë euro …

Qeveria premton se do të na ulë koston e jetesës duke ulur një taksë dhe duke rritur disa të tjera. Në fund, biznesi do të bëjë llogaritë e veta, konsumatori do të paguajë faturën dhe qeveria do të numërojë sukseset.

Historikisht në paketat fiskale ulja e çmimeve është premtim, ndërsa rritja e taksave është vendim.

Në këtë paketë me njërën dorë qeveria të jep, me tjetrën të merr; të dyja duart janë të qeverisë. Xhepave të qytetarëve u mbetet vetëm të paguajë 150 milionë euro taksa shtesë, me të cilat do të financohet Kayo kuptohet siç dëshiron Roni, pa procedura prokurimi!

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në zonat malore të Kukësit nisin reshjet e para të borës
Artikulli tjetër SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.