Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para të borës në zonat e thella malore të Kukësit. Gjatë natës, dëbora ka zbardhur disa fshatra të këtij qarku, ndërsa trashësia e saj mbetet e ulët.
Në Novosej, Turaj, Shishtavec, Borje, Shkinak e në fshatra të tjerë malorë, shtresa e borës nuk i kalon pesë centimetrat.
Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizja në akset rrugore vijon normalisht.
Megjithatë, situata kërkon kujdes në qafat malore, ku është evidentuar rënie gurësh në rrugë. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të tregojnë vëmendje të shtuar, veçanërisht në segmentet malore.
Ndërsa temperaturat mbeten të ulëta, monitorimi i akseve rrugore dhe kujdesi gjatë lëvizjes janë të rëndësishëm për të shmangur incidentet.
Marrë nga Syri.net