KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2025 12:14 pm
115 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në 6 tetor në qendër të Tiranës, në një sallë të Gjykatës së Apelit jo shumë larg Kuvendit të Shqipërisë, u vra gjyqtari Astrit Kalaja, duke shënuar një nga ngjarjet më të rënda në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e alarmit për mungesën e sigurisë në gjykata.

Të martën në Kuvend, çështja e sigurisë në gjykata u bë pjesë e debatit për projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2026, ku sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, Ministria e Financave nuk ka plotësuar kërkesën për 340 milionë lekë për këtë qëllim.

“Bëhet fjalë për çdo element të sigurisë, detektorë, skanera, e elementë të tjerë që nuk i kemi marrë. Ky fond është marrë vetëm në 2023, por procedurat e prokurorimeve nuk kanë përfunduar. Tek ajo që kërkojmë përfshihet dhe 340 milionë për sigurinë në gjykata”- tha kryetari i KLGJ-së, Ilir Rusi para Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Edhe pse buxheti për KLGJ ka pësuar rritje, përsëri KLGJ u ankua se buxheti i miratuar është 26% më pak se ai i kërkuar, pasi Ministria e Financave ka refuzuar kërkesën për 2 miliardë lekë, që parashikohej për investime në infrastrukturën e godinave dhe rritjen e sigurisë.

Rusi u tha deputetëve se investimet në infrastrukturë dhe siguri duhet të shkonin paralel.

“Mund të çojmë një detektor, por kur s’ka vend ku të vendoset ska vlerë”- tha ai për të ilustruar problematikën me mungesën e godinave.

Gjithsesi, Rusi tha se, edhe nëse fondi i kërkuar nuk do të miratohet Rusi tha se KLGJ ka parashikuar që nga fondet për investime një pjesë e tyre, 57 milionë lekë do të dedikohet për sihgurinë, ashtu siç ka ndodhur dhe në vitet e tjera.

Kreu i KLGJ-së u ankua po ashtu për mungesën e trojeve për ndërtimin e godinave të reja të gjykatave në rrethe në zbatim të hartës së re gjyqësore ose vendosjen në dispozicion të godinave ekzistuese në shërbim të gjykatave.

Edhe numri shtesë i punonjësve të miratuar nga ministria prej 100 specialistësh për gjykatat nuk ka kënaqur kërkesën e KLGj që ishte dyfish i kësaj shifre.

Kërkesat e KLGJ-së u mbështetën nga mazhoranca dhe opozita si të drejta dhe komisioni I kërkoi Ministrisë së Financave që të shikonte mundësinë e plotësimit të tyre para se buxheti të shkonte për miratim.

Kryetari i komisionit, Ulsi Manja, i sugjeroi Ministrisë së Financave që të ketë në vëmendje që KLGJ të marrë numrin më të madh të punonjësve kur të miratohet numri i punonjësve me kontratë.

“Është fati i 140 mijë familje që presin nga dosjet stok”- tha ai duke argumentuar propozimin e tij për shtim stafi për gjykatat, si një nga shërbimet më të rëndësishme për publikun.

Ndërsa për fondin e investimeve Manja e lidhi përgjigjen e ministrisë me mosrealizimin e zërit të investimeve të parashikuara për vitin 2025, ku institucioni ka shpenzuar deri më tani vetëm 9.1 përqind të fondit të akorduar.

Gjithsesi Manja la detyrë përfaqësuesve të ministrisë dhe relatorit të buxhetit në komision që të shqyrtohet mundësia për akordimin e buxhetit për sigurinë në gjykata.

“Duhet të dakordësojmë buxhetimin në këtë zë, na takon që ta mbështesim KLGJ, siguria në gjykata është primare”- tha ai.

Edhe nënkryetari opozitar i komisionit, Oerd Bylykbashi, mbështeti kërkesat e KLGJ-së dhe kërkoi që komisioni i Ligjeve të bëjë presion ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave që vijnë nga institucionet e drejtësisë.

“Qeveria të heqë dorë nga shpenzime luksi dhe këto para t’i transferohen KLGJ-së.  Është thelbësore që sistemi i drejtësisë të funksionojë pa kthyer kokën në siklet nëse qeveria i jep para apo jo”- tha ai.

 

Marrë nga Reportert.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 22 kulla, deri 15 kate/ Si u tjetërsua Marina Orikum?
Artikulli tjetër Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.