KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mediat italiane: Rama – Meloni, takim në 2-vjetorin e dështimit të kampit të Gjadrit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mediat italiane: Rama – Meloni, takim në 2-vjetorin e dështimit të kampit të Gjadrit
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

Mediat italiane: Rama – Meloni, takim në 2-vjetorin e dështimit të kampit të Gjadrit

Përditësimi i fundit: 13 Nëntor, 2025 12:00 pm
114 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Të enjten në Romë do të takohen qeveritë e Edi Ramës dhe Giorgia Melonit ku do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje. Për mediat italiane ky është një takim që vjen në 2-vjetorin e “dështimit” të marrëveshjes së famshme të trajtimit të emigrantëve të paligjshëm në qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit.

“Një përvjetor i hidhur për projektin që supozohej të revolucionarizonte menaxhimin e migracionit, i shënuar nga kosto të larta, pengesa ligjore dhe rezultate operacionale që deri më tani nuk i kanë përmbushur pritshmëritë” – shkruan e përditshmja italiane “Qui Finanza”.

Sipas saj Meloni do të mikpresë Ramën në Romë për samitin e parë ndërqeveritar midis dy vendeve ku sigurisht që do të diskutohet marrëveshja për emigrantët.

Palazzo Chigi deklaroi se në “samit do të jetë rasti të bëhet një vlerësim i bashkëpunimit dypalësh dhe të bihet dakord për nisma të mëtejshme që synojnë forcimin e partneritetit strategjik midis Romës dhe Tiranës”.

Media e njohur italiane shkruan se qëllimi i kampit të Gjadrit ishte ambicioz. Me një kapacitet teorik të mbajtjes së 3 000 personave njëkohësisht, ata do të prisnin përpunimin e deri 36 000 kërkesave për azil në vit falë procedurave të përshpejtuara.

Realiteti, sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Italisë, është shumë i ndryshëm: afërsisht 1,000 persona në total kanë kaluar nëpër qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit. Aktualisht, janë të pranishëm aty afërsisht 40 të tillë.

“Duke pasur parasysh këto shifra, kostot për objektet në Shqipëri janë të konsiderueshme. Marrëveshja ndan afërsisht 650 milionë euro në 5 vite. Mbi 250 milionë për udhëtime nga stafi italian; 133.8 milionë për një kontratë menaxhimi 24-mujore, por kostoja e vërtetë mbetet një enigmë dhe qeveria italiane nuk ofron të dhëna të hollësishme” – thuhet në shkrim.

“ActionAid”, në një ankesë drejtuar Gjykatës së Auditorëve, llogariti se vetëm qendra në Gjadër, funksionale për disa ditë në vitin 2024 për 20 persona, kishte kushtuar 570 400 euro (114 000 euro në ditë).

Projekti është sfiduar që në fillim nga një seri e gjatë dështimesh për shkak të vendimeve të gjyqtarëve për të konfirmuar urdhrat e paraburgimit. Thelbi i çështjes është lista e “vendeve të sigurta”, thelbësore për procedurat e përshpejtuara.

Një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në tetor 2024 përcaktoi se siguria e një vendi nuk mund të merret si e mirëqenë në terma absolutë, por duhet të vlerësohet rast pas rasti, madje edhe për kategori specifike siç janë personat homoseksualë. Ky parim e bëri të pavlefshme qasjen italiane, të bazuar në një listë të hartuar nga ministria e brendshme italiane dhe që shkaktoi përplasje mes qeverisë dhe gjyqësorit.

Qeveria italiane tentoi që me dy dekrete të forconte listën e “vendeve të sigurta” dhe për të zhvendosur juridiksionin për miratimet e ndalimit nga Seksionet e Imigracionit të Tribunaleve, tek Gjykatat e Apelit.

Por vendimet e Gjykatës së BE-së të 1 gushtit 2025 riafirmuan me forcë të drejtën e gjyqtarëve për të verifikuar sigurinë e riatdhesimit në çdo rast individual, duke e bërë “manovrën” e qeverisë së Melonit një “ndërhyrje të panevojshme”.

Përballë kufizimeve juridiksionale, i vetmi objekt që aktualisht vepron në Shqipëri është Qendra e Paraburgimit për Riatdhesim në Gjadër, me kapacitet të kufizuar. Një problem tjetër i theksuar nga Gjykata Kushtetuese e Italisë është mungesa e legjislacionit që rregullon procedurat e paraburgimit, për të siguruar mbrojtje të mjaftueshme për emigrantët.

Megjithatë kryeministrja Meloni, e cili kishte premtuar se do t’i vinte në funksion qendrat e emigrantëve në Shqipëri “edhe nëse do t’i duhej të kalonte nëpër to çdo natë”, nuk po dorëzohet. Qeveria italiane po shikon drejt vitit 2026, kur hyrja në fuqi e Paktit të BE-së për Migracionin dhe Azilin mund t’i bëjë “qendrat e kthimit” si ato të Gjadrit një model evropian.

Së bashku me 8 vende të tjera të BE, Roma po shtyn përpara një rishikim të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut për të anashkaluar “pengesat” ligjore që deri më tani kanë penguar projektin shqiptar. Një projekt, bilanci i të cilit, 2 vjet pas nisjes së tij, bazohet më shumë te kostot dhe mosmarrëveshje sesa në rezultate konkrete.

Ndërsa “Today.it” shkruan se Meloni do të takohet me Ramën për të provuar të rilançojë edhe një herë operacionin në Shqipëri. Sipas saj, 2 vjet nga nënshkrimi i protokollit, qendrat nuk kanë filluar kurrë të funksionojnë.

“Qendrat kanë pritur më pak emigrantë nga sa pritej fillimisht dhe po konsumojnë burime të konsiderueshme shtetërore” – thuhet në shkrim.

“Përballë një kryeministreje që tha “Do të punojnë, do të punojnë”, këto 2 vjet kanë demonstruar pikërisht të kundërtën. Ato nuk do të funksionojnë kurrë sepse kur burimet publike investohen në propagandë, ndodh ajo që po ndodh në Shqipëri. Ata duhet t’u kërkojnë falje italianëve që kanë hedhur para kot”, – tha për median “Today.it”, Matteo Mauri, kreu i çështjeve të sigurisë për Partinë Demokratike dhe nënkryetar i Komitetit të Çështjeve Kushtetuese në Dhomën e Deputetëve.

Deri më tani, qeveria italiane nuk ka publikuar asnjë të dhënë mbi kostot aktuale të bazës së Shëngjinit dhe qendrës në Gjadër. Ky është një mister me vlerë miliona euro dhe opozita ka kërkuar sqarime për muaj të tërë.

“Qeveria është përpjekur t’i fshehë ato. E vërteta është se ata kanë angazhuar gati 700 milionë euro për 5 vjet”, – tha Mauri për Today.it.

Ndërsa e përditshmja “La Repubblica” shkruan se Rama dhe Meloni do të nënshkruajnë një Marrëveshje Ndërqeveritare, e cila do të pasohet nga shkëmbimi i 15 marrëveshjeve të tjera mirëkuptimi, qeveritare dhe teknike. Sipas gazetës vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbështetjes së Italisë për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Vëmendje do t’i kushtohet rolit që Italia dhe Shqipëria po marrin në rajon, si një qendër thelbësore për lidhjen e energjisë dhe infrastrukturës për Evropën.

Ndër projektet prioritare është Korridori VIII Evropian, i cili synon të lidhë Detin Adriatik me Detin e Zi. Marrëveshjet teknike do të përqendrohen në rritjen e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes, energjisë dhe shëndetësisë. Ato gjithashtu do të përqendrohen në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes civile, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, luftën kundër trafikut të drogës dhe bashkëpunimin në projektimin dhe trajnimin e muzeve.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dinamo Zagreb shpërblen Arbër Hoxhën me kontratë të re
Artikulli tjetër Andorra, ekipi që kemi mundur më shumë në histori: humbja e vetme, paralajmëruese

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.