KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Moti i keq/ Përmbyten tokat bujqësore, situata në qarqet e vendit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Moti i keq/ Përmbyten tokat bujqësore, situata në qarqet e vendit
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Moti i keq/ Përmbyten tokat bujqësore, situata në qarqet e vendit

Përditësimi i fundit: 20 Nëntor, 2025 11:14 pm
125 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Gjatë orëve të fundit, situata në pjesën më të madhe të territorit të vendit është më e qetë, për shkak edhe të qetësimit të reshjeve të shiut.

Megjithatë strukturat e Mbrojtjes Civile, bashkitë, OSHEE, ujësjellës-kanalizime dhe Forcat e Armatosura kanë vijuar punën në terren, duke shtuar masat për të parandaluar pasojat e mundshme nga shtimi i reshjeve të parashikuara në orët në vijim. Monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura.

SITUATA SIPAS QARQEVE

QARKU LEZHË

Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit, Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore.

Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave.

Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen–Bukmirë me mjete të rënda.

Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale.

Lumi Drin me tendencë rënie; Lumi Mat pa probleme. Ndërsa furnizimi me ujë është normal.

QARKU DURRËS

Për shkak edhe të reshjeve me intensitet të ulët  lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk kanë shënuar rritje niveli.

Pastrimi i kanaleve të kullimit në Durrës vijon me mjete të bashkisë dhe Drejtorisë së Ujitjes.

Ndërsa kanë përfunduar punimet për forcimin e argjinaturës së lumit Droje në fshatin Dukagjin.

Vijojnë ndërhyrjet për pastrimin e kanaleve dhe rrugëve në Borizanë dhe Cudhi

Fatmirësisht ka një tendencë uljeje të nivelit të ujit në tokat bujqësore.

QARKU FIER

Niveli i lumit Lumi Seman është brenda argjinaturave, por ka dalë nga shtrati, gjë që ka sjellë përmbytjë në tokat bujqësore në fshatrat Imësht, Seman dhe Suk.

Referuar të dhënave të marra mbi prurjet e lumit Vjosa në urën e Memaliaj si dhe nivelit aktual në urën e Mifolit, në bashkëpunim edhe me strukturat e bashkisë Fier janë marrë masat për njoftimin e njësive administrative që shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.

Akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.

Po monitorohet situate në argjinaturën e Mbrostarit.

QARKU VLORË

Edhe në Vlorë situate paraqitet më e stabilizuar.

Në koordinim me prefekturat fqinje po mbahet në monitorim niveli i ujit në lumin Vjosa.

Në mbështetje janë 67 efektivë të FA, 17 mjete, 5 varka dhe 2 pompa thithëse.

Në Selenicë po punohet për zhbllokimin e segmentit Selenicë–Rromës.

Sarandë: situata e stabilizuar, të gjitha rrugët të kalueshme përveç urës së fermerëve Metoq.

Në Finiq gjithashtu po punohet për kalueshmërinë në rrugën Vrion–Aliko.

Hidrovorët e Vlorës po punojnë me kapacitet të plotë.

QARKU DIBËR

Ekipet e emergjencave në terren po punojnë prej orësh punën për riparimin e dëmve të shkaktuara në infrastrukturë, si pasojë e reshjeve të një dite më parë.

Në Bulqizë po punohet për zhbllokuar rrugën për në qytetin e Ri.

Në Dibër punohet në Luzni, Zall Dardhë e Muhur për hapjen e shtratit të përrenjve.

Në Mat gjithashtu ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve pranë spitalit,  në akset Vig-Macukull, Derjan, Prell, Mesuç–Laç, Vinjoll, Gjalish, Karicë, Batërr, Selicë, Stojan etj.

FA dhe strukturat vendore po punojnë intensivisht në Rukaj për hapjen e dy përrenjve me rrezik për banesat.

Furnizimi me energji dhe ujë është normal dhe rrugët kombëtare të kalueshme.

QARKU SHKODËR

Me vëmendje maksimale po punohet në Fushë-Arrëz, në Qafë Mali, ku ka patur dëmtime të segmenteve rurale për shkak të rrëshqitjeve dhe gurëve.

Ndërhyrje ka në Malësi të Madhe, për shkak të rritjes së prurjeve të përroit të Thatë.

QARKU BERAT

Niveli i lumit Osum, në Berat ka rënë nga 4 m në 3.65 m, por ka prani uji ende në tokat e Veterrikut dhe Moravës.

Në Poliçan ujërat janë tërhequr.

Në Dimal, lumi Osum ka përfshirë 13 ha toka bujqësore në Arrës dhe Çiflik.

Ndërkohë vijon monitorimi I situatës së strukturave vendore.

QARKU KORÇË

Situata në përmirësim.  Në Maliq niveli i Devollit dhe Dunavecit është në rënie; ujërat në tokat bujqësore janë të kufizuara.

Përmirësim të situatës ka edhe në Pustec, Pogradec dhe Kolonjë.

QARKU GJIROKASTËR

Niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendëncë rënie është edhe në Përmet.

Akset kombëtare janë të gjithë të qarkullueshme.

Fiormat kontraktore po punojnë në aksin Kolonjë–Golem, aksin Suhë–Poliçan  dhe në disa rrugë rurale në Tepelenë.

QARKU ELBASAN

Në Librazhd, për shkak të nivelit të ujit në Urën e Murrashit, do të bëhet evakuimi I një familjeje.

QARKU TIRANË

Në Rrogozhinë niveli i lumit ka rënë dhe situate është drejt stabilizimit.

QARKU KUKËS

Akset, ku ka patur rënie gurësh dhe inerte tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshëm.

Ekipet e OShEE në të gjithë vendin po punojnë pa ndërprerje për të rikthyer furnizimin me energji në disa zona të thella.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, së bashku me strukturat në varësi mbetet në monitorim të pandërprerë të situatës dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me strukturat vendore, ekipet e emergjencës dhe institucionet përgjegjëse për ndërhyrje të menjëhershme në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike.

 

Marrë nga Top Channel

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Skandal i madh financiar në Ukrainë, goditet rrjeti

Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimin e fluturimeve të gjata nga Evropa me mbi 100 dollarë

Veliaj kërkesë Gjykatës Administrative për të transmetuar live seancat e gjyqit

Qeveria shtyn afatet për projektin 1.4 miliard euro në Sazan

Kush janë vëllezërit Khayyat, ortakët arabë të Kushner-it në Zvërnec dhe Sazan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti “djeg” Boris Johnsonin për koronavirusin
Artikulli tjetër Pas Luftar Hysës, SHBA godet kapon e Sinalos

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Agjentët iranianë nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Prill, 2026
Dëshmia në gjykatën britanike: “Çopjat kanë kryer vrasje me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm”
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Prill, 2026
Shqipëria, e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Prill, 2026
Abuzim me pushtetin dhe alkool në punë, Sekretarja e Punës e SHBA largohet nga detyra
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 21 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.