KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mali i Zi paralajmëron ashpërsimin e regjimit të vizave për shtetasit rusë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mali i Zi paralajmëron ashpërsimin e regjimit të vizave për shtetasit rusë
AktualeAnalizePolitikeRajoniSociale

Mali i Zi paralajmëron ashpërsimin e regjimit të vizave për shtetasit rusë

Përditësimi i fundit: 21 Nëntor, 2025 6:10 pm
244 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, njoftoi të premten se Podgorica shumë shpejt do ta ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë, në përputhje me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se Mali i Zi e ndjek plotësisht politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë masat ndaj Rusisë.

Duke ndjekur këtë politikë, Mali i Zi vendosi sanksione ndaj Rusisë në vitin 2022, kur Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.

Megjithatë, Komisioni Evropian ka paralajmëruar disa herë Podgoricën se harmonizimi i politikës së vizave është thelbësor për përparimin në bisedimet për anëtarësim dhe për qasjen në mjetet e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Qëndrim deri në 30 ditë pa vizë

Në Mal të Zi, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të dërguara Radios Evropa e Lirë, jetojnë mbi 21.100 shtetas rusë.

Qytetarët rusë mund të qëndrojnë deri në 30 ditë pa vizë, sipas politikave të tanishme të Podgoricës.

Megjithatë, prej vitesh është praktikë që shtetasit rusë, pas 30 ditësh, të largohen për pak kohë nga Mali i Zi – shpesh vetëm deri në pikën më të afërt kufitare – dhe në kthim të lejohen të qëndrojnë përsëri për 30 ditë pa vizë.

Numri i këtyre “daljeve-hyrjeve” nuk është i kufizuar.

Drejtoria e Policisë më herët ka sqaruar se marrëveshja për udhëtim me Rusinë nuk ka kufizim sa i përket kohëzgjatjes së qëndrimit të përgjithshëm brenda një periudhe të caktuar, gjë që në praktikë ka nënkuptuar se qëndrimi mund të zgjatet vazhdimisht.

Cilat vende mbeten problematike?

Mali i Zi, që vlerësohet si kandidati më serioz për anëtarësim në BE, është zotuar të vendosë gradualisht viza për të gjitha vendet të cilave BE-ja u ka vendosur viza.

Komisioni Evropian, në raportin e fundit, konstatoi se Mali i Zi nuk po e harmonizon politikën e vizave me atë të BE-së, duke theksuar se duhet të vendosë viza për nëntë vende që nuk janë në listën e gjelbër:= Azerbajxhanin, Bahrejnin, Bjellorusinë, Kinën, Katarin, Rusinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë.

Mali i Zi së fundmi ka vendosur viza për shtetasit turq.

Harmonizimi i plotë me politikën e vizave të BE-së është kusht përfundimtar në njërin nga dy kapitujt më të rëndësishëm – drejtësia, liria dhe siguria.

“Harmonizimi i politikës së vizave është çështje urgjente”, theksoi Komisioni.

Ndryshe, Qeveria e ka arsyetuar më herët mosndjekjen e plotë të politikës së vizave të BE-së me interesat ekonomike në turizëm, i cili përbën 26 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Malit të Zi.

Sipas saj, Malin e Zi e vizitojnë çdo vit 230.000 shtetas rusë, si dhe 320.000 shtetas turq.

Për Kinën ka theksuar se merr pjesë në projekte infrastrukturore, ndërsa për katër vendet e Lindjes së Afërt – rritjen e investimeve në Mal të Zi.

Nga Brukseli disa herë kanë theksuar se interesat ekonomike nuk mund të ketë përparësi ndaj rregullave evropiane dhe detyrimeve të procesit të anëtarësimit.

Autoritetet malazeze presin që harmonizimi i plotë i regjimit të vizave me rregullat e BE-së të përfundojë deri në fund të vitit 2027.

Qeveria e Malit të Zi synon që deri në fund të vitit të ardhshëm t’i mbyllë të gjithë kapitujt dhe në vitin 2028 të bëhet anëtare e BE-së.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Moti i keq/ Fshati Xhyrë në izolim total, shembet këmba e urës mbi Shkumbin
Artikulli tjetër Kryeministria çon në Kushtetuese pezullimin e Ballukut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.