KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: GJKKO sqaron masat për Ballukun: Mund të prishë provat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > GJKKO sqaron masat për Ballukun: Mund të prishë provat
AktualeFokusKryesoreOpinionSociale

GJKKO sqaron masat për Ballukun: Mund të prishë provat

Përditësimi i fundit: 21 Nëntor, 2025 6:22 pm
133 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Media ka publikuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të cilën u vendosën dy masa, pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës. Në vendimin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, sqarohen dhe motivet e dy masave të dhëna. Sipas gjykatës, Balluku, për shkak të detyrës që ushtron, vë në rrezik marrjen e provave. Madje aty thuhet e ajo mund të kryejë të njëjtat procedura, që kanë rezultuar më herët në shkelje. Po ashtu, në vendimin e GJKKO, sqarohet se bllokimi i pasaportës bëhet për arsye se e pandehura mund të ketë rrezik që të arratiset.

Duke u ndalur te pezullimi, GJKKO arsyeton se; “ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen, kjo, lidhur me rrethanat e veprimeve të kundraligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qëndrore që ata drejtojnë. Me plotësimin e kushteve dhe kritereve si më sipër, Gjykata vlerëson se caktimi masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues/ndalues ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi është i domosdoshëm në plotësim të nevojave të sigurimit që kërkon hetimi i këtij procedimi penal.”.

Po ashtu, GJKKO sqaron se; “Në lidhje me përcaktimin e llojit të masës së sigurimit për secilin prej të pandehurve, Gjykata i referohet parashikimeve të K.Pr.Penale, në nenin 229 të tij, i cili në pikën 1 dhe 2 përcakton se: “7. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret. 2.Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal”. Këto kritere i japin Gjykatës një diskrecion të gjerë e të mjaftueshëm për të vendosur proporcionalitetin, përshtatshmërinë specifike të llojit të masës së sigurimit të caktuar me vetë nevojat e sigurimit për rastin konkret. Nëse nuk ka shkaqe që e përjashtojnë autorin nga përgjegjësia penale, këto kritere imponojnë detyrimin e gjykatës për të bazuar vendimin, nga njëra anë, në dyshime të arsyeshme bazuar në prova mbi kryerjen e veprës penale prej tij dhe, nga ana tjetër, në prova që përmbajnë aq elemente të mjaftueshëm, objektivë e subjektivë, mbi rrethanat e çështjes…”.

Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. Kujtojmë se dje GJKKO caktoi masat ‘arrest shtëpie’ për dy zyrtarë, bashkëpunëtorë të ngushtë të Ballukut, Gentian Gjyli, kreu i ARRSH dhe administratori i KESH-it, Erald Elezi.

 

Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mesazh i CENTCOM-it për Iranin: Ne mbetemi në gatishmëri dhe po armatosemi

SHBA pezullon transfertat e dollarëve për Irakun, rrit presionin ndaj Bagdadit

Mali i Zi/ Policia në kërkim të një të dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë

Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt: Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kokalla me 30 vjet

Kriza në Hormuz fuqizon Korridorin e Mesëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama-Balluku kundër vendimit të GjKKO, çfarë kërkojnë në Kushtetuese
Artikulli tjetër Erdogan ngre alarmin: Lindshmëria në Turqi ka rënë, do të marrim masa kundër komunitetit LGBTQ+

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trump zgjat armëpushimin me Iranin, por mban në fuqi bllokadën ndaj porteve iraniane
Aktuale Analize Bota Koment Politike 22 Prill, 2026
E djathta franceze kundër Sanchez
Analize Bota Opinion Politike Sociale 21 Prill, 2026
Bota fantastike e rrëfimit progresiv
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 21 Prill, 2026
Kush janë kandidatët që synojnë karrigen e shefit të OKB-së?
Aktuale Analize Bota Politike 21 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.