KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Media Austriake: Vuçiçi po e merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë, si dikur Millosheviçi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Media Austriake: Vuçiçi po e merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë, si dikur Millosheviçi
FokusOpinionPolitikeRajoni

Media Austriake: Vuçiçi po e merr kontrollin e ushtrisë dhe policisë, si dikur Millosheviçi

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2025 6:07 pm
190 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, duket se po interesohet dhe po punon për ta konsoliduar pushtetin e tij dhe për të shpallur zyrtarisht veten si komandant suprem i forcave të armatosura duke ndryshuar Ligjin për Ushtrinë, dhe si shef i policisë përmes ndryshimeve të personelit, shkruan të hënën e përditshmja austriake Österreich 24.

“Amendamenti i ligjit, të cilin parlamenti ndoshta do ta miratojë së shpejti, përcakton që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe oficerët kryesorë duhet të udhëheqin forcat e armatosura në përputhje me ligjin dhe me vendimet e presidentit. Në ligjin aktual, presidenti nuk përmendet në atë kontekst”, shkruan OE24. Megjithatë, ky supozim kontrolli nuk vlen vetëm për ushtrinë, sepse bazuar në ndryshimet e fundit të personelit në polici, mund të supozohet se policia tani do të jetë edhe nën kontrollin e plotë të kreut të shtetit, Vuçiç, shkruan e përditshmja.

OE24 përcjell vlerësimin e të përjavshmes politike të Beogradit, Radar, se “rruga drejt shndërrimit të policisë në një degë të Partisë Progresive Serbe, e cila filloi në vitin 2014, pothuajse ka mbaruar”.

Ndryshimet e fundit të personelit dëshmojnë se “të gjitha ndryshimet pasqyrojnë vetëm dëshirat e Vuçiqit”, raporton OE24 shkrimin e Radar dhe vlerëson se shembulli më i mirë i kësaj është kreu i njësisë speciale për mbrojtjen e ndërtesave, Marko Krichak, i cili do të ngrihet në detyrë, megjithëse ai u dallua veçanërisht për brutalitetin e tij në trajtimin e studentëve rebelë.

Gazeta raporton vlerësimin e analistit ushtarak Aleksandar Radiq se ndryshimi i ligjit për ushtrinë do të thotë një kthim në vitet 1990, kur Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ishte në varësi të kreut të atëhershëm të shtetit, Slobodan Milosheviç.

OE24 i bën jehonë vlerësimit të gjeneralit në pension Momir Stojanoviç se ndryshimi në ligj është “absurd” sepse Serbia është një vend me sistem parlamentar qeverisjeje.

“Ndoshta është kështu, por vetëm në letër. Sepse shumicës së njerëzve në Serbi u është bërë e qartë prej kohësh se asnjë vendim nuk mund të merret pa bekimin e presidentit”, vlerëson e përditshmja Österreich 24.

 

Marrë nga Österreich 24

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Senatorja australiane nxit zemërim me veshjen e burkës në parlament
Artikulli tjetër FIA rihapi titullin e Formula 1, duke e përjashtuar Norrisin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.