KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rivlerësimi i pasurive, NAREA kërkon tatim 3% për individët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rivlerësimi i pasurive, NAREA kërkon tatim 3% për individët
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Rivlerësimi i pasurive, NAREA kërkon tatim 3% për individët

Përditësimi i fundit: 26 Nëntor, 2025 12:35 pm
171 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme (NAREA) kërkoi ndryshime të rëndësishme në projektligjin “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, gjatë dëgjesës për paketën fiskale në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Përfaqësuesi i NAREA, Reinaldo Pipiria kërkoi zgjatjen e afatit të zbatimit të procesit të rivlerësimit dhe uljen e tatimit të reduktuar nga 5% që është propozuar në 3% për banesat e individëve.

“Afati i zbatimit të ligjit të jetë shumë më i gjatë. Nga viti 2011 ka rreth 250 mijë pasuri të paluajtshme që duhet të rivlerësohen. Sikur të jenë vetëm rivlerësime të banesave, censusi ka treguar se rreth 500 mijë banesa kanë nevojë për rivlerësim. Kapacitetet e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) janë 30–33 mijë aplikime në vit. Nëse marrim parasysh se kemi të bëjmë me banesa dhe jo prona komerciale, 12 muaj janë të pamjaftueshme dhe nuk do të sjellin efektet e duhura. Pjesa më e madhe e aplikuesve janë nga diaspora.

Në këtë projektligj, entitetet komerciale dhe individët trajtohen të barabartë. Individët ngarkohen me 5% tatim, dhe po aq edhe entitetet komerciale. Por entiteti komercial këtë 5% e përfshin si shpenzim të zbritshëm, ndërsa individit i thuhet se duhet ta paguajë menjëherë. Entitetet komerciale kanë kapacitet financiar për të kryer rivlerësimin, ndërsa individët jo. Kjo çon drejt bllokimit të pronave të tyre. Për banesat, ne propozojmë të jetë 3%, jo 5%.

Jemi të habitur që në draftin e parë të Ministrisë së Financave përfshiheshin edhe pronat në proces legalizimi për rivlerësim rreth 1.2 milion prona. Në draftin final ky nen është hequr. Ne kërkojmë të përfshihen sërish. Në janar jemi gati të ngremë një grup pune, si në vendet e Europës, që të ketë një task-forcë për të parë gjithë legjislacionin. Në BE, kur një pronë është banim dhe përdoret mbi 50%, ajo përjashtohet nga tatimi mbi fitimin kapital. Shqipëria është shumë mbrapa në këtë drejtim”, pohoi përfaqësuesi i shoqatës NAREA.

Projektligji “për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme” parashikon normën të reduktuar të tatimit në 5% nga 15% që aktualisht aplikohet.  Afati i zbatimit do të jetë i kufizuar nga 1 janar 2026 deri më 31 dhjetor 2026. Në relacionin shoqërues të draftit shpjegohet se rishikimi i çmimeve mesatare referuese të banesave në Bashkinë Tiranë dhe propo­zimi i çmimeve të reja referuese për të gjitha zonat e tjera, duke i përafruar gradualisht me çmimet reale të tregut, është një ndër faktorët kryesorë që nxit propozimin e këtij projektligji.

Sipas relacionit përvoja e mëparshme nga aplikimi i ligjeve të ngjashme ka treguar se ekziston një interes i lartë nga qytetarët për të përfituar nga mundësia e rivlerësimit të pasurisë, gjë që është reflektuar në rritjen e ndjeshme të numrit të aplikimeve dhe të transaksioneve të regjistruara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Nga të dhënat e publikuara rezulton se nga viti 2011 deri në 2022 janë kryer 254,665 aplikime për rivlerësim me vlerë tatimi të paguar prej 23,5 mld lekë.

 

Marrë nga Monitoir

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse Shqipëria kryeson në rajon për çmimin më të lartë të naftës?

Pse Shqipëria kryeson në rajon për çmimin më të lartë të naftës

Çmimet e pronave rriten, ndërsa shitjet kanë pësuar tkurrje

“Rebelohen” kombëtaret para Kupës së Botës

Deklarata e ministrit Hoxha “trazon ujërat” në Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sherri me thika mes gjimnazistëve në Durrës, një i mitur në gjendje të rëndë për jetën
Artikulli tjetër Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ekonomia shqiptare e ekspozuar ndaj krizave të jashtme
Aktuale Analize Ekonomi Koment Kryesore 27 Prill, 2026
Makina e gazetarit shpërthen nga flakët në Bulqizë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 27 Prill, 2026
Ambasadori britanik: Grupi më i madh i të dënuarëve në Mbretërinë e Bashkuar janë shqiptarët
Analize Fokus Koment Kryesore Politike Sociale 27 Prill, 2026
LDK propozon Vjosa Osmanin për Presidente
Analize Koment Kryesore Politike Rajoni 27 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.