KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: AZHBR abuzim me fondet për bujqësinë/ 2 milionë euro “më kot” për fermerët në Malësinë e Madhe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > AZHBR abuzim me fondet për bujqësinë/ 2 milionë euro “më kot” për fermerët në Malësinë e Madhe
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionZhvillim

AZHBR abuzim me fondet për bujqësinë/ 2 milionë euro “më kot” për fermerët në Malësinë e Madhe

Përditësimi i fundit: 1 Dhjetor, 2025 8:00 pm
234 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në vitin 2024, Ministria e Bujqësisë pas shumë vitesh mbështeti sërish fermerët e bimëve aromatike medicinale, jo vetëm për naftën, por edhe për sipërfaqen e kultivuar.

Kësaj thirrje gjithsej iu përgjigjen 954 aplikime.

Top Channel siguron listën emërore të fituesve ku 846 fermerë nga Malësia e Madhe u shpallën fitues të kësaj skemë, ku për 6,345.1 Ha, ata morën 190.353.000 ALL.

Por këto shifra nuk janë reale me sipërfaqen e të mbjellave në Malësi të Madhe, pasi për të njëjtën parcelë kanë përfituar më shumë se dy fermerë. AZHBR dhe Njësitë Administrative rriten numrin e fermerëve dhe të tokës, me anë të falsifikimit të dokumentit të AMTP-së.

Ky abuzim që kap vlerën e 2 milion eurove, tashmë po hetohet nga KLSH dhe Auditi i Ministrisë së Bujqësisë.

Historia u përsërit sërish në 2025, kësaj herë AZHBR dhe kryetarët e Njësisë Administrative e rritën numrin e aplikimeve duke dyfishuar sërish sipërfaqen e tokës së punuar ku për 1.290 aplikime AZHBR kërkonte të jepte para për 11.430.1 ha me sherbelë dhe livandër.

Por kjo tentativë fatmirësisht u ndal, pasi drejtoresha Ardita Kuçi, mësoi se abuzimi i një viti më parë u zbulua nga Ministria e Bujqësisë.

Në shkresën zyrtare që disponon Top Channel drejtoresha e AZHBR-së i drejtohet Sekretari të Përgjithshëm të ministrisë Dritan Palnikaj, duke thënë se nga këto aplikime këtë vit vetëm, 470 janë quajtur të rregullta, por që vetëm për 196 fermerë janë ekzekutuar pagesat me një sipërfaqe totale 1.203.04 ha.

Ky numër i vogël fermerësh përfituesish tregon realitetin e abuzimit të vitit 2024, ku 2 milion euro shkuan në rrugët e korrupsionit për tokë të pa mbjella.

Sipas rregullave të Ministrisë, nëpërmjet skemës kombëtare çdo fermer do të përfitonte 30 mijë lekë për hektar, nga 1-10 hektarë sipërfaqe.

Ndërsa fermerët që kanë mbi 10 hektarë do të përfitonin mbi 50% të financimit të masës për çdo hektar mbi tavanin. Por e vërteta e vitit të shkuar qëndroi se për këtë zonë u shpërndanë para për tokat e mbjella në letër, dhe jo në terren.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shtëpia e Bardhë nis një program gjurmimi për mediat
Artikulli tjetër Mësuesit ankohen për pagat, të diplomuarit para “procesit të Bolonjës” marrin 5 mijë lekë më pak

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.