KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gazeta gjermane FAS: Mbi 100 turistë vrasës në ‘Sarajevo Safari’
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gazeta gjermane FAS: Mbi 100 turistë vrasës në ‘Sarajevo Safari’
AnalizeBotaFokusRajoniSociale

Gazeta gjermane FAS: Mbi 100 turistë vrasës në ‘Sarajevo Safari’

Përditësimi i fundit: 2 Dhjetor, 2025 12:28 pm
259 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gazeta gjermane Frankfurter Sonntagszeitung (FAS) ka publikuar një artikull të gjerë me detaje të reja rreth fenomenit “Sarajevo Safari”, që i referohet pjesëmarrjes së të huajve të pasur në vrasje me snajper të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës.

Artikulli sjell fragmente nga një dosje që italjani Ezio Gavazzeni, gazetar dhe shkrimtar, ka dorëzuar në Prokurorinë e Milanos, si dhe deklarata të dëshmitarëve kyç.

Historia nis me dëshmitë e John Jordan, ish-marins amerikan dhe zjarrfikës, i cili në vitin 2007 para Tribunalit të Hagës tha se kishte parë disa herë burra të huaj të shoqëruar nga persona lokalë, të armatosur me pushkë që nuk i përkisnin arsenalit të luftës, por ngjanin me armët e gjuetisë.

FAS, siç raporton Vijesti shkruan se atëherë dëshmia u la pas dore dhe fenomeni u konsiderua “legjendë urbane”, megjithë përmendjen e kanadezëve, rusëve, gjermanëve, zviceranëve e italianëve që pretendohet se paguanin shuma të mëdha për të “gjuajtur njerëz”.

Sipas dosjes së dorëzuar më 28 janar 2025, bëhet fjalë për të paktën 100 pjesëmarrës, të cilët mes vete quheshin “qitës”. Dokumenti pretendon se ata paguanin deri në 300.000 euro, ndërsa viktimat kategorizoheshin me “çmime” makabre: fëmijët – trofeu më i kërkuar dhe më i shtrenjtë, burrat e armatosur, gratë, të moshuarit – “falas”

Në dokument pretendohet gjithashtu se shërbimi ushtarak italian i inteligjencës kishte pohuar se i kishte ndalur këto ture në vitin 1993, por Gavazzeni thotë se kjo është e pavërtetë, duke theksuar se aktivitetet vazhduan deri në vitet 1994–1995.

Gavazzeni, autor i librave investigativë mbi mafian dhe atentatin ndaj Papa Gjon Palit II, pritet të publikojë librin e ri “I cecchini del weekend”, i cili tashmë ka zgjuar interesimin e Netflix dhe Amazon për ekranizim.

Ai thotë se më së shumti e ka tronditur fakti që vrasja e fëmijëve konsiderohej trofe i veçantë.

Sipas profilit kriminologjik që ka porositur, pjesëmarrësit ishin persona të pasur dhe të arsimuar – mjekë, gjyqtarë, avokatë, noterë, biznesmenë – të pasionuar pas adrenalinës:

“Ishte ndjesia e fuqisë për të shuar jetën e një njeriu me të cilin nuk të lidhte asgjë.”

FAS raporton se në mediat italiane janë paraqitur edhe persona të tjerë që konfirmojnë fenomenin.

Diplomati Michael Giffoni ka deklaruar se në vitin 1994 ishte informuar për “autobusë plot të pasur” që vinin për të qëlluar.

Një ish-punonjës i Caritas-it tha se kishte parë autobusë nga të cilët zbrisnin të huaj të armatosur dhe me veshje luksoze.

Gazetari kroat Domagoj Margetiq madje pretendon se edhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në vitet 1992–1993 si vullnetar në milicinë serbo-boshnjake, kishte lidhje me këta turistë – pretendime që zëdhënësja e Vuçiqit i ka mohuar në mënyrë kategorike.

Prokuroria e Milanos tashmë ka nisur kontrollimin e dëshmive dhe dokumenteve. Deputetë të Lëvizjes italiane “Pesë Yjet” kërkojnë publikimin e të gjitha dokumenteve që inteligjenca italiane mund të ketë për “Sarajevo Safarit”.

Gavazzeni i ka dorëzuar prokurorit Alessandro Gobbi listën me emrat e personave që ai i identifikon si pjesëmarrës, por thotë se në librin e tij nuk do t’i publikojë.

Nëse drejtësia do të arrijë të vërtetojë akuzat dhe të identifikojë qoftë edhe një snajperist të huaj pjesëmarrës, FAS vlerëson se mund të hapet “një nga gjyqet më të mëdha të shekullit”.

“Indikacionet kanë qenë gjithmonë aty – duhej vetëm t’i lidhte dikush”.

 

Marrë nga FAZ.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si u eksportua sistemi i patronazhimit drejt diasporës në Perëndim
Artikulli tjetër Putini dëshiron të ringjallë perandorinë sovjetike, por po humbet kontrollin mbi Europën Lindore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.