KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Rënia e prodhimit rrit deri 11% çmimin e vajit të ullirit

Përditësimi i fundit: 3 Dhjetor, 2025 12:46 pm
137 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Për shumë zona të vendit sivjet sasia e prodhuar e ullinjve është deri 50% më pak sesa vjet.

Fermerë dhe përpunues pohojnë se rënia e prodhimit është ndikuar nga kushtet klimaterike, veçanërisht thatësira e muajve të verës dhe mungesa e mekanizmit për punët në ullishte.

Rënia e prodhimit të ullinjve ka ndikuar në rritjen e çmimit të vajit të ullirit për grumbullim, duke vështirësuar situatën e konkurrueshmërisë në eksport.

Agron Çakalli drejtues i Federatës Bujqësore në Elbasan tha se prej fermerëve të zonave të Elbasanit dhe Gramshit vaji po grumbullohet me çmim 700 lekë për litër.

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i grumbullimit të vajit të ullirit varionte nga 620 deri në 630 lekë për litër, pra nën kufirin prej 650 lekësh. Ndërsa këtë vit, çmimi ka arritur në 700 lekë për litër ose edhe më lart, kryesisht për shkak të rënies së prodhimit. Çmimi i vajit për grumbullim është rritur deri 11%.

Përpunuesit ngrenë shqetësimin se çmimi i vajit të ullirit si lëndë e parë vijon të mbetet më i larta sesa vendet e tjera prodhuese të ullinjve. Sipas tyre në Greqi dhe Spanjë vaji i ullirit për grumbullim, po shitet prej fermerit me çmim nën 5 euro për litër.

“Dikur kemi pasur tregti të qëndrueshme me Greqinë, por prej dy vitesh nuk eksportohet më vaj ulliri atje, pasi çmimi në tregun grek rezulton më i ulët se sa në vendin tonë. Edhe blerësit italianë nuk po vijnë më, sepse çmimi i vajit në Itali është më i lirë”, pohon Çakalli.

Aldo Jolla përpunues dhe grumbullues në zonën e Dumresë gjithashtu tha se edhe sivjet çmimi i kërkuar nga fermerët është i pakunkurrueshëm për eksport.

Sipas tij prej fermerëve vaji po kërkohet me çmim 600 deri 650 lekë për litër, teksa prej grosistëve italianë vaji po kërkohet me çmim deri 450 lekë për litër. Në këtë zonë çmimi i kërkuar është gati në nivelet e vitit të kaluar.

“Çmimi i vajit të ullirit vijon të mbetet i lartë krahasuar me çmimin e vajit të ullirit të prodhuar në Europë. Çmimet variojnë 4.3 euro për litër në Spanjë dhe 4.5 euro për litër në Greqi.

Fermeri shqiptar nuk konkurron dot me këto çmime, pasi kostoja e prodhimit për të mbetet e lartë. Ndërsa ne si grumbullues nuk mund të blejmë vaj me këtë çmim, pasi nuk konkurrojmë dot në eksport. Nga mungesa e eksportit rrezikohet të rritet stoku i vajit të fermerëve në shtëpi”.

Përpunuesit rendisin një sërë arsyesh se pse prodhimi vendas nuk arrin të konkurrojë fqinjët.

Duke përfshirë kostot e larta të prodhimit që janë jo vetëm për shkak të pagave të larta për punonjësit, por edhe nga mekanizimi i ulët që nuk nxit rritjen e rendimentit, mungesa e subvencioneve për çdo litër vaj të prodhuar nga fermeri, siç në Greqi ku shteti subvencionin fermerin 1 euro për litër dhe nga niveli i lartë informalitetit të shitjeve në vend.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria çon për mjedisin më pak se 2% të taksave që mbledh në këtë fushë
Artikulli tjetër AKSH-i/ SPAK heton procedurat e prokurimeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.