KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mazhoranca refuzon interpelancën me Ramën për Ballukun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mazhoranca refuzon interpelancën me Ramën për Ballukun
AktualeAnalizeKryesorePolitike

Mazhoranca refuzon interpelancën me Ramën për Ballukun

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2025 11:56 am
123 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u justifikua se interpelanca nuk mund të bëhej për shkak se çështja po shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese.

“Është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë parimet e pavarësisë së institucioneve”- tha ai.

Balluku u pezullua nga funksionet ekzekutive me vendim të Gjykatës së Posaçme, GJKKO, ndërsa Rama e kundërshtoi si një cënim I kompetencave të tij kryeministrore dhe e dërgoi çështjen për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, ku akoma nuk është marrë në shqyrtim paraprak.

Por opozita nuk e pranoi argumentin dhe akuzoi mazhorancën se po mbronte një të pandehur për korrupsion dhe se i fshihet llogaridhënies në parlament.

“Rama duhet të vijë të japë llogari pse e ka të domosdoshme të mbajë të pandehur një zv/kryeministre, pse gënjen kur thotë se është bllokuar puna e qeverisë”- tha ndër të tjera kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Që prej komunikimi të akuzës nga SPAK as Balluku dhe as Rama I janë shmangur një llogaridhënie në Kuvend pavarësisht kërkesave të deputetëve të opozitës.

Rama i ka kërkuar Kushtetueses të rikthejë në detyrë Ballukun deri në shqyrtimin në themel të çështjes, por kërkesa e tij akoma nuk ka kaluar shqyrtimin paraprak pasi GK njoftoi se mbledhja e gjyqtarëve do të mbahet më 12 dhjetor.

Përveç ‘rikthimit’ në detyrë të Ballukut, Rama i ka kërkuar Kushtetueses që të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së një ministri.

Prej momentit të dorëzimit të kërkesës, ai  ka shtuar presionet publike ndaj gjykatës për një vendimmarrje në favor të kërkesës së tij, duke e konsideruar pezullimin e bashkëpunëtores së tij të ngushtë “si precedent unikal dhe të rrezikshëm”.

Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte zv.kryeministren nga detyra dhe t’i ndalonte daljen jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm KE përgënjeshtron Ramën: Shqipëria rast unik në BE për pezullimin e fondeve IPARD
Artikulli tjetër Licencohet banka e parë dixhitale në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.