KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tirana ngopet me ndërtime, bregdeti bëhet destinacioni kryesor i investimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tirana ngopet me ndërtime, bregdeti bëhet destinacioni kryesor i investimeve
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Tirana ngopet me ndërtime, bregdeti bëhet destinacioni kryesor i investimeve

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2025 12:29 pm
288 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ngadalësimi i ritmit të ndërtimit në Tiranë po bëhet tashmë i dukshëm, ndërsa tregu po jep sinjale të qarta ngopjeje.

Të dhënat e vrojtimit “Tregu i Pasurive të Paluajtshme” për gjashtëmujorin e parë 2025 tregojnë se koha mesatare e shitjes së banesave në kryeqytet është zgjatur ndjeshëm, duke reflektuar rënie të kërkesës dhe ngadalësim të transaksioneve.

Në të kundërt, zonat bregdetare po përjetojnë një dinamikë më pozitive, me kohë më të shpejtë shitjeje dhe interes më të lartë nga blerësit.

Sipas raportit, koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit në 11.6 muaj nga 9.3 muaj në vrojtimin e mëparshëm.

Tendenca është edhe më e theksuar në Tiranë, ku ky tregues është rritur nga 7.1 muaj në 11.1 muaj, duke kaluar mbi mesataren afatgjatë prej 10 muajsh. Ky ngadalësim reflekton qartë ngopjen e tregut të ndërtimit në kryeqytet, ku oferta e apartamenteve ka tejkaluar ritmin e kërkesës reale.

Në të kundërt, zonat bregdetare po shfaqin qartësisht dinamikë të kundërt.

Koha e shitjes së pronave në bregdet është ulur në 8.7 muaj nga 10 muaj, shumë poshtë mesatares afatgjatë prej 11.3 muajsh. Rritja e interesit për zonat turistike vjen në një kohë kur investimet dhe blerjet për qëllime pushimi apo qira afatshkurtër po rriten ndjeshëm.

Për zonat e tjera të vendit, koha e shitjes ka pësuar një rritje të lehtë në 12.8 muaj nga 11.6 muaj, duke reflektuar stabilitet më të ulët krahasuar me bregdetin.

Treguesit e kohëzgjatjes së shitjeve po konfirmojnë zhvendosjen e vëmendjes së tregut: Tirana po ngadalësohet, ndërsa bregdeti po përthith interesin e blerësve dhe investitorëve.

Këto sinjale sugjerojnë një ndryshim të fazës, ku sektori i ndërtimit në kryeqytet nuk po ecën më me ritmet e viteve të fundit, duke hapur rrugë për një balancim më të fortë të kërkesë-ofertës gjatë 2026 dhe për rënie të mundshme çmimesh në segmentet e ngopura të tregut.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Politico: Kosto e rëndë në BE, nga Mogherini
Artikulli tjetër Lamtumirë bankomatëve tradicionalë, mënyra më e re për të tërhequr para

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.