KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Elon Musk: “BE-ja është Rajhu i Katërt, Komisarët e Brukselit përgjegjës për vrasjen e Evropës”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Elon Musk: “BE-ja është Rajhu i Katërt, Komisarët e Brukselit përgjegjës për vrasjen e Evropës”
AktualeAnalizeBotaOpinionPolitike

Elon Musk: “BE-ja është Rajhu i Katërt, Komisarët e Brukselit përgjegjës për vrasjen e Evropës”

Përditësimi i fundit: 9 Dhjetor, 2025 12:59 pm
236 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Manjati i teknologjisë Elon Musk e ka krahasuar Bashkimin Evropian me një version të ri të Gjermanisë Naziste, pasi blloku evropian vendosi një gjobë të konsiderueshme ndaj platformës së tij të mediave sociale, X.

Ai ka qenë tejet i ashpër ndaj BE-së teksa shkruan në plaformën e tij X se “Komisarët e BE-së janë përgjegjës për vrasjen e Evropës”.

Komenti i tij është mbi një lajm të vitit 2012 që shkruan se Gjykata Evropiane censuron Italinë lidhur me emigrantët nga Afrika.

Gjatë fundjavës, Musk publikoi një sërë mesazhesh të ashpra kundër BE-së, pasi Komisioni Evropian e gjobiti platformën X me rreth 120 milionë euro. Gjobitja u bazua në shkeljen e ashtuquajtur të “detyrimeve të transparencës” sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale të vitit 2022, një kuadër ligjor që përcakton rregulla strikte për moderimin e përmbajtjes dhe përgjegjshmërinë e platformave digjitale.

Komisioni Evropian argumentoi se sistemi i reklamimit të platformës nuk ishte mjaftueshëm transparent dhe se përdorimi i shenjës blu të verifikimit – e njohur si “blue checkmark” – ishte potencialisht mashtrues për përdoruesit.

Në reagim, Musk ripostoi një mesazh ku shkruhej “Rajhu i Katërt”, i shoqëruar me një imazh ku flamuri i Bashkimit Evropian bashkohej me flamurin e Gjermanisë Naziste poshtë tij. Ai e shoqëroi ripostimin me komentin: “Mjaft e saktë”.

Më herët, Musk e kishte cilësuar BE-në si një “përbindësh burokratik”, duke pretenduar se udhëheqja e saj po “e mbyt ngadalë Evropën duke e çuar deri në vdekje”. Miliarderi amerikan ka qenë prej kohësh kritik i ashpër i rregulloreve evropiane, të cilat ai i konsideron teprica dhe pengesë për inovacionin dhe lirinë e shprehjes. Në disa mesazhe, ai ka bërë thirrje të hapura për shpërbërjen e Bashkimit Evropian.

“BE-ja duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti t’u kthehet shteteve individuale, në mënyrë që qeveritë të mund t’i përfaqësojnë më mirë qytetarët e tyre,” shkroi Musk.

Deklaratat e tij janë mbështetur nga zyrtarë të lartë amerikanë. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, e dënoi gjobën e vendosur nga BE-ja, duke e quajtur atë “një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja”.

“Ditët e censurimit të amerikanëve në internet kanë përfunduar,” deklaroi Rubio.

Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian, Andrew Puzder, e kritikoi vendimin e bllokut, duke theksuar se Uashingtoni “kundërshton censurën dhe do sfidojë rregulloret e rënda që synojnë kompanitë amerikane jashtë territorit të SHBA-së”.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian ka mbrojtur qëndrimin e tij. Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian për Sovranitetin Teknologjik, Sigurinë dhe Demokracinë, Henna Virkkunen, deklaroi se vetëm platforma e drejtuar nga Musk ishte ndëshkuar dhe se gjoba ishte e justifikuar.

Sipas saj, “mashtrimi i përdoruesve përmes shenjave blu të verifikimit, mungesa e transparencës në reklama dhe përjashtimi i studiuesve nga qasja në të dhëna nuk kanë vend në hapësirën digjitale të Bashkimit Evropian”.

 

Marrë nga Fox News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti i Strategjisë Kombëtare të SHBA-ve: “Evropa në prag të zhdukjes së civilizimit”
Artikulli tjetër Ish-zyrtari i lartë i DEA-s nën akuzë për pastrim parash për kartelin meksikan

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.