KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në media dokumenti për llogaritë bankare të Veliajt, SPAK ka për detyrë të zbulojë burimin e informacionit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Në media dokumenti për llogaritë bankare të Veliajt, SPAK ka për detyrë të zbulojë burimin e informacionit
Editorial

Në media dokumenti për llogaritë bankare të Veliajt, SPAK ka për detyrë të zbulojë burimin e informacionit

Përditësimi i fundit: 19 Qershor, 2024 10:05 am
184 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Publikimi i një dokumenti investigativ sekret i firmosur nga një prokuror i SPAK me anë të cilit i kërkohet bankave të verifikojnë të gjithë transfertat financiare të Erion Veliajt dhe të familjarëve të tij, përbën një precedent shumë të rëndë përballë të cilit SPAK duhet të reagojë me forcë. Dokumenti është marrë nga një eksponent politik (thuhet se është Belind Këlliçi) dhe të publikuar më pas në mediat e familjes së Rithemelimit. Në këtë pikë nuk bëhet fjalë të mbrohet Erion Veliaj, por të vihet në dukje problematika e madhe e çështjes që mund të prekë çdo qytetar.

Gjëja e parë që bie në sy është fakti se prokurori që ka firmosur kërkesën, nuk citon asnjë numër të procedimit penal, ndaj lind dyshimi nëse Erion Veliaj është efektivisht nën procedim penal apo jo, dhe nëse kontrollet bankare janë pjesë e një procedimi penal të regjistruar apo nëse është vetëm një eksplorim paraprak në kërkim të provave. A është legjitime si procedurë?

Pika e dytë që është akoma më e rëndë është fakti se si ka dalë ky dokument. Hipotezat janë dy: Ose ka qenë një prej bankave e cila ka marrë kërkesën e SPAK e ia ka dorëzuar Rithemelimit, ose dokumenti ka dalë nga SPAK. Në të dy rastet jemi përballë një vepre penale ndaj të cilës SPAK duhet të hapë një hetim të menjëhershëm. Për një rrethanë të ngjashme gazetari Elton Qyno u thirr në SPAK, i pyetur për orë të tëra, iu kontrollua e gjithë banesa dhe iu sekuestrua telefoni celular. A do të ndërmerret e njëjta procedurë për Belind Këlliçin apo me cilindo ka dorëzuar këtë dokument në media?

Përhapja e një dokumenti investigativ i mbuluar nga sekreti instruktor në ngarkim të personave ndaj të cilëve nuk ka ende formalisht asnjë lajmërim inkriminimi, ndodh në të njëjtat orë kur SPAK iu ndalon gazetarëve të drejtën e publikimit të kopjes së urdhërit të arrestimit ndaj 50 kriminelëve, nje akt që behet publik me dorëzimin e kësaj dosje avokatëve. Nëse publikimi i një dokumenti publik rrezikon të kompromentojë hetimet siç pretendon SPAK-u, çfarë ndodh kur publikohet një dokument i një hetimi akoma sekret? Kush jep llogari për dëmin që i bëhet hetimeve?

Publikimi i këtij dokumenti sjell në mendje të tjera lajme konfidenciale që Shteti nuk ka mundur t’i ruajë. Nga lista e rrogave, te fatura private të ndërmarrjeve, listën e pronarëve të dhjetra e mijëra automjeteve, te numrat e kartave të identitetit të miliona qytetarëve. Fajtorët nuk janë as identifikuar dhe as goditur dhe kjo shpjegon edhe arsyen se përse ky lloj krimi vazhdon të përsëritet.

Por këtë herë çështja është akoma më e rëndë pasi dalja e dokumentit godet të vetmin institucion shtetëror, si SPAK, në të cilin shqiptarët kanë filluar të besojnë. Të zbulohet apo edhe vetëm të dyshohet se as kjo strukturë e superkontrolluar nuk arrin të ruajë një sekret pa e nxjerrë në media, kërcënon besueshmërinë e gjithë institucionit dhe konfirmon dyshimin se edhe hetime të tjera janë dekonspiruar edhe pse në mënyrë më të padukshme. Një besueshmëri që do të ishte akoma më shumë e kompromentuar nëse SPAK nuk do të arrinte, as duke përdorur fuqinë hetimore që disponon, të identifikojë e ndëshkojë fajtorin, që nuk mund të jenë gazetarët.

Nëse në fund zbulohet se dokumenti është fals, ndëshkimi i përgjegjësve do të ishte po aq i rëndësishëm për të mbrojtur imazhin e SPAK.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Një konflikt i hershëm përfundon në vrasje, në Memaliaj

Irani dyshon ndaj zgjatjes së armëpushimit nga Trump

Mesazh i CENTCOM-it për Iranin: Ne mbetemi në gatishmëri dhe po armatosemi

SHBA pezullon transfertat e dollarëve për Irakun, rrit presionin ndaj Bagdadit

Mali i Zi/ Policia në kërkim të një të dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas futbollit dhe librave, kur do të nisë lufta ndaj piratëve të lajmeve?
Artikulli tjetër Carlo Bollino: Urrejtja e Rithemelimit ndot edhe lirinë e shprehjes në studiot televizive

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt: Murseli e Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kokalla me 30 vjet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 22 Prill, 2026
Kriza në Hormuz fuqizon Korridorin e Mesëm
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 22 Prill, 2026
Trump zgjat armëpushimin me Iranin, por mban në fuqi bllokadën ndaj porteve iraniane
Aktuale Analize Bota Koment Politike 22 Prill, 2026
E djathta franceze kundër Sanchez
Analize Bota Opinion Politike Sociale 21 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.