KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si po përpiqet Rama të shpëtojë veten dhe Ballukun
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Si po përpiqet Rama të shpëtojë veten dhe Ballukun
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Si po përpiqet Rama të shpëtojë veten dhe Ballukun

Përditësimi i fundit: 22 Dhjetor, 2025 10:21 am
262 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Teksa SPAK ka kërkuar arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar publikisht se mazhoranca nuk ka ndërmend të shqyrtojë kërkesën, duke e ngadalësuar procesin.

Në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shfaq i habitur nga ajo që e cilësoi si “nxitim” të prokurorëve dhe vuri në dyshim kohën dhe mënyrën e veprimit të SPAK-ut, duke pretenduar se kërkesa për arrestim është “ekstreme” dhe e parakohshme.

Raporti i KE, i lexuar selektivisht

Për të mbështetur qëndrimin e tij dhe për të delegjitimuar veprimet e SPAK-ut, Rama lexoi pjesë nga një raport i Komisioni Europian mbi ushtrimin e drejtësisë në Shqipëri, duke u ndalur vetëm te kritikat për përdorimin e lartë të paraburgimit, të cilin e cilësoi si “rekord negativ absolut” në rajon.

Por raporti i KE-së evidenton edhe një sërë problematikash të tjera serioze që kryeministri nuk i përmendi, përfshirë:

– zgjedhjet e 11 majit,

– emigrimin masiv,

– polarizimin politik,

– informalitetin në tregun e punës,

– dhe sfidat sociale të pazgjidhura,

të cilat, sipas Komisionit Europian, kërkojnë reforma të thella dhe gjithëpërfshirëse.

“Venecia” që nuk ekziston

Nuk është hera e parë që Rama përdor raporte dhe opinione ndërkombëtare për të mbrojtur Ballukun. Më herët, ai iu referua një qëndrimi të ashtuquajtur të Komisioni i Venecias, sipas të cilit gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, pasi kjo cenon balancën e pushteteve.

Megjithatë, verifikimet e Boldnews.al treguan se nuk ekziston asnjë opinion zyrtar i Komisionit të Venecias me përmbajtjen e cituar nga kryeministri. Sipas këtij verifikimi, qëndrimi i përdorur nga Rama rezulton të jetë një sintezë e gjeneruar nga aplikacioni ChatGPT, dhe jo dokument zyrtar i Venecias.

Vetë ChatGPT, në përmbledhjen e tij, thekson se nuk ka një opinion publik dhe zyrtar të Komisionit të Venecias që të lejojë apo justifikojë pezullimin e ministrave nga drejtësia.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe rikthimi i Ballukut në detyrë

E njëjta taktikë është përdorur nga Kryeministri edhe përpara se Gjykata Kushtetuese të mblidhej për të shqyrtuar kërkesën e tij për shfuqizimin e vendimit të GJKKO, që kishte pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Pas një fushate të hapur presioni politik dhe publik nga Kryeministri Edi Rama, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë efektet e vendimit të GJKKO, duke i hapur rrugë rikthimit në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Vendimi u mor me 5 vota pro dhe 3 kundër, pas shqyrtimit paraprak të kërkesës së paraqitur nga vetë Rama, i cili refuzoi ta shkarkojë Ballukun dhe e paraqiti përplasjen me drejtësinë si një konflikt kompetencash mes ekzekutivit dhe gjyqësorit. Kryeministri argumentoi se GJKKO nuk kishte të drejtë të pezullonte një ministre, duke pretenduar se ajo gëzon imunitetin e deputetit.

Belinda Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe manipulim të procedurave me vlerë mbi 210 milionë euro, ndërsa SPAK ka shtuar më pas edhe akuza të tjera që lidhen me tenderët e Unazës së Madhe të Tiranës.

Ajo është aktualisht zyrtarja më e lartë e qeverisë që përballet me akuza penale nga SPAK, në një seri hetimesh që kanë prekur edhe ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit, përfshirë Arben Ahmetajn, Erion Veliajn, Ilir Beqajn dhe më herët Saimir Tahirin.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet

Zhduken llogaritë që promovuan protestën e flamingove në rrjetet sociale

Vlorë/ Biznesmeni Vasil Bedinaj denoncon në polici një kërcënim

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të humbur pas mbytjes së anijes

Francë/ Zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, shënjestra të një bande rrëmbyesish

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Salillari ngre biznes mbi djersën e fermerëve
Artikulli tjetër Rama tërheq këmbën zvarrë për Ballukun, njofton shtyrjen e vendimit për imunitetin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni 3 Shtator, 2026
BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 3 Shtator, 2026
Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje
Aktuale Analize Bota Finance Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së
Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.