KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama tërheq këmbën zvarrë për Ballukun, njofton shtyrjen e vendimit për imunitetin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rama tërheq këmbën zvarrë për Ballukun, njofton shtyrjen e vendimit për imunitetin
AktualeFokusKryesoreOpinionPolitike

Rama tërheq këmbën zvarrë për Ballukun, njofton shtyrjen e vendimit për imunitetin

Përditësimi i fundit: 22 Dhjetor, 2025 10:26 am
298 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur të dielën se shumica e tij parlamentare do të zvarrisë, së paku deri në 22 janar, vendimin mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit parlamentar të deputetes Belinda Balluku, njëkohësisht zëvendëskryeministre, duke sugjeruar se është fillimisht e nevojshme të pritet vendimi Gjykatës Kushtetuese për çështjen tjetër, atë të masës së sigurisë Pezullim nga Detyra, të cilën GJK e ka në shqyrtim me kërkesë të Ramës.

“…nuk ka asnjë shans që ne, shumica qeverisëse dhe parlamentare e këtij vendi ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të reja ekstreme…” deklaroi Rama. “…jo pa mbaruar në themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese,” shtoi ai duke iu referuar masës së sigurisë Pezullim nga Detyra.

Rama u qa për atë që e cilësoi si kulturë negative të sistemit të drejtësisë në lidhje me përdorimin e tepruar të masës së sigurisë Arrest me Burg duke cituar një raport të Këshillit të Evropës që kritikon në tërësi sistemin shqiptar të drejtësisë për këtë çështje. Rama e cilësoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Ballukut me qëllim arrestimin e saj si “karshillëk”.

Balluku u mor e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me procedurën e prokurimit të Tunelit të Llogarasë, një projekt që i ka kushtuar qytetarëve 22 miliardë lekë, ose rreth 220 milionë euro. Në fillim nuk pati masë sigurie ndaj Ballukut por në ditët në vijim, zëvendëskryeministrja u mor e pandehur jo vetëm për Tunelin e Llogarasë, por edhe për disa procedura te tjera prokurimi për projektin e Unazës së Madhe të Tiranës. Gjykata e Posaçme urdhëroi pezullimin e saj nga detyra, masë të cilën Rama e kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit vendosi shfuqizimin e përkohshëm të masës dhe njoftoi shqyrtimin e çështjes në themel në 22 janar.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit me qëllim arrestmin e Ballukut pasi pasi konkludoi se e pandehura i pati bërë presion një dëshmitareje, nëpunëse e ministrisë së drejtuar nga Balluku dhe se rreziku i prishjes së provave.

Relacioni i SPAK për Kuvendin e Shqipërisë, të cilin BIRN e disponon, vëren se, “…në vijim të hetimit, nga përdorimi i metodave speciale, kanë rezultuar të dhëna se nga ana e të pandehurës Belinda Balluku, gjatë kohës që ajo është njohur me akuzën nga organi procedues dhe ushtronte detyrën si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ushtruar presion në forma të ndryshme, ndaj personit të pyetur në këtë procedim, konkretisht shtetases M.K. (vartëse e saj)”.

SPAK thekson gjithashtu në relacion që hetimet ndaj Ballukut janë zgjeruar tashmë për të përfshirë, mes shumë procedurave të prokurimit, edhe koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar si dhe një kontratë për mirëmbajtjen e rrugëve në veri të vendit.

Imuniteti parlamentar është një instrument i përdorur historikisht nga vendet demokratike për t’i mundësuar deputetit të kryejë funksionet e veta i mbrojtur nga abuzimet potenciale të pushtetit ekzekutiv por nuk justifikon në asnjë rast përdorimin e imunitetit parlamentar si imunitet nga ndjekja për vepra penale, siç është, manipulimi i prokurimeve publike.

Një raport i detajuar i Komisionit të Venecias, autoritetit më të lartë të interpretimeve kushtetuese në kontinent, nuk ka lënë ndonjë shteg përmes të cilit, parlamenti i një vendi demokratik mund të refuzojë kërkesën e prokurorëve për heqjen e imunitetit të një anëtari. [Link] Ky raport, i debatuar gjerësisht në Shqipëri në vitin 2018, kur shumica socialiste refuzoi kërkesën e prokurorëve për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, bën të qartë se parlamenti nuk ka ndonjë zgjedhje tjetër veçse të autorizojë heqjen e imunitetit dhe se duhet ta bëjë këtë pa mbajtur qëndrim në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e personit të akuzuar.

Në atë rast, Rama pretendoi se maxhoranca socialiste kishte të drejtë të gjykonte vlefshmërinë dhe cilësinë e provave të prokurorisë ndërsa sulmoi verbalisht prokurorinë. Ndryshe nga atëhere, në këtë rast kritikat e Ramës janë kufizuar te sugjerimi se masa arrest me burg është e tepërt.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet

Zhduken llogaritë që promovuan protestën e flamingove në rrjetet sociale

Vlorë/ Biznesmeni Vasil Bedinaj denoncon në polici një kërcënim

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të humbur pas mbytjes së anijes

Francë/ Zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, shënjestra të një bande rrëmbyesish

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po përpiqet Rama të shpëtojë veten dhe Ballukun
Artikulli tjetër Fatura e ‘kripur’ e TEC-eve lundruese në Vlorë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni 3 Shtator, 2026
BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 3 Shtator, 2026
Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje
Aktuale Analize Bota Finance Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së
Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.