KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritja e çmimeve 10-15% në Jug, ul konsumin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritja e çmimeve 10-15% në Jug, ul konsumin
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Rritja e çmimeve 10-15% në Jug, ul konsumin

Përditësimi i fundit: 26 Korrik, 2024 7:32 am
147 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në zonat bregdetare të jugut këtë sezon turistik përveç shtrenjtimit të çmimeve te strukturat akomoduese (përfshirë hotelet, apartamentet dhe vilat) deri në 30% krahasuar me vjet, rritje deri 15% të çmimeve ka pasur edhe në bare dhe restorante.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja tha për Monitor se çmimet e bareve dhe restoranteve në bregdetin e jugut janë rritur 10 deri 15% krahasuar me vjet. Ndërsa nuk ka pasur ndryshim të çmimeve në bregdetin e Durrësit apo në zonën liqenore të Pogradecit mjaft e frekuentuar këtë sezon nga banorët e qyteteve të Tiranës dhe Elbasanit.

Sipas Jahjes, një nga arsyet kryesore të rritjes së çmimeve mbetet shtimi i kostove për pagat e personelit duke përfshirë për kamerier, ndihmëskamerier apo shef kuzhine që variojnë nga 1,000 deri në 3,500 euro. Nisur nga ecuria pozitive e turizmit të vitit të kaluar, falë promovimeve të shumë influencuesve të huaj, Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë. Për rrjedhojë për shkak të pritshmërive pozitive, shumë prej bizneseve të shërbimit kanë dyfishuar numrin e punonjësve.

Por rritja e çmimeve ka ndikuar te rënia e konsumit në bare dhe restorante të zonave bregdetare të jugut.

“Në bare dhe restorante ka pasur rënie të frekuentimeve. Javën e kaluar, zona e Vlorës ka qenë bosh, ndërsa në Dhërmi frekuentimi ishte i lartë. Për këtë situatë së pari ka ndikuar mbajtja e kampionatit europian të futbollit dhe shtrenjtimi i çmimeve, duke qenë të papërballueshme për vendasit. Edhe nga strukturat akomoduese ka pasur rritje të çmimeve dhe shtim të ofertës. Por mendoj se tregu do të vetërregullohet.

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve në bare dhe restorante, sidomos nga turistët e huaj. Këtë javë ka filluar mbipopullimi kudo, tendencë që presim të vijojë deri në mbyllje të sezonit. Ky është një sinjal shumë pozitiv”.

Rënie të konsumit në restorante krahasuar me vjet ka pasur edhe në zonat turistike të Tushemishtit dhe Linit. Drejtues të restoranteve në Pogradec që servirin ushqimin tradicional të zonës pohojnë se shkaku kryesor i rënies së konsumit është rritja e emigracioni familjar, kryesisht drejt Gjermanisë.

Por nisja e përgjumur e sezonit turistik ka “trembur” bizneset e bareve dhe restoranteve, ku sipas Jahjes për shkak pritshmërive pozitive për shtim të numrit të turistëve shtuan numrin e punonjësve.

“Kjo situatë ka krijuar pasiguri te bizneset që kanë shtuar investimet. Bizneset furnitorë të mallrave për baret dhe restorantet kanë dyfishuar stafet, pasi parashikonin shtim të numrit të turistëve. Ndërkohë që këtë vit nuk ka pasur pune. Por këtë javë janë dhënë disa sinjale pozitive. Të presim si do të jetë ecuria, pasi sivjet i shoh të trembur bizneset e bareve dhe restoranteve”.

Në muajt e verës 2023, konsumi në bare dhe restorante u rrit 20% krahasuar me 2022 nga fluksi i lartë i turistëve sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve. Tendenca rënëse e konsumit u rikthye pas përfundimit të sezonit turistik. Ndër faktorët e brendshëm që ndikuan vjet të rënia e konsumit pas largimit të turistëve ishin pasiguria e konsumatori për shpenzime për shkak të vështirësive ekonomike, si dhe “frika” për t’u ekspozuar në restorante të individëve që zotërojnë para të pista, nga hetimet e nisura nga SPAK.

Vitin e kaluar shpenzimet për person në restorante u rritën 13 deri 17% nga shtrenjtimi i çmimeve.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT, në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%. Referuar të dhënave të INSTAT, deri në 2019 në këtë sektor ishin të punësuar 45,000 persona. Numri i të punësuarve konsiderohet më i lartë, për shkak të informalitetit.

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një në katër familje, jeton në banesa të vogla dhe të mbipopullurara
Artikulli tjetër Partizani humbet ndeshjen e parë në Gjeorgji

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.