KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qindra mijëra njerëz protestuan në Stamboll për Gazën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qindra mijëra njerëz protestuan në Stamboll për Gazën
AktualeAnalizeFokusRajoniSociale

Qindra mijëra njerëz protestuan në Stamboll për Gazën

Përditësimi i fundit: 2 Janar, 2026 11:48 am
485 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një marshim dhe tubim në Stamboll të enjten në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe turq dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta.

Demonstruesit u mblodhën nën qiellin blu dhe pavarësisht të ftohtit të acartë marshuan drejt Urës së Gallatës, ku po organizohej një tubim nën sloganin qendror “nuk do të heshtim, nuk do ta harrojmë Palestinën”, tha një gazetar i AFP-së.

Mbi 400 organizata të ashtuquajtura të shoqërisë civile ishin të pranishme në manifestim, ndër organizatorët e të cilave ishte Bilal Erdogan, djali më i vogël i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Sipas burimeve pranë policisë turke dhe agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolu, rreth 500,000 njerëz morën pjesë në tubim, gjatë të cilit u mbajtën fjalime të ndryshme dhe këngëtari me origjinë libaneze Maher Zain performoi këngën “Free Palestine”.

“Ne lutemi që viti 2026 t’i sjellë fat të mirë të gjithë kombit tonë dhe palestinezëve të shtypur”, tha Bilal Erdogan.

Turqia, qeveria e së cilës ka qenë ndër kritikët më të zëshëm të luftës në Rripin e Gazës, luajti një rol aktiv në negocimin e armëpushimit, i cili i dha fund luftës shkatërruese të nisur nga Izraeli në hakmarrje për sulmin e paprecedentë të Hamasit në pjesën jugore të territorit izraelit më 7 tetor 2023.

Megjithatë, armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 10 tetor, mbetet i pasigurt, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje flagrante të kushteve të marrëveshjes, ndërsa situata humanitare në enklavën palestineze mbetet kritike.

 

Marrë nga AFP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Hungaria hap “dosjet e agjentëve”/ Lustracion i vonuar

Kërcënohet me bojkot, për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit

Marta Kos: “Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së”

Lirohen katër nxënësit shqiptarë të ndaluar në Mal të Zi, pse bënë simbolin e shqiponjës

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Maduro: Gati për negociata me SHBA-në për drogën, naftën dhe ekonominë
Artikulli tjetër Francë/ Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 4 Nëntor, 2026
“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni 4 Nëntor, 2026
Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.