KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një në katër shkolla pa shërbim psiko-social
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një në katër shkolla pa shërbim psiko-social
AnalizeFokusKryesoreSociale

Një në katër shkolla pa shërbim psiko-social

Përditësimi i fundit: 7 Janar, 2026 1:37 pm
261 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një auditim i fundit i Kontrolli i Lartë i Shtetit hedh dritë mbi gjendjen reale të shërbimit psiko-social në arsimin parauniversitar, duke evidentuar një kontrast të fortë mes rritjes së stafit dhe pabarazive të thella territoriale e strukturore në aksesin e nxënësve ndaj këtij shërbimi thelbësor.

Sipas gjetjeve të auditimit, në vitin shkollor 2023–2024 numri i punonjësve të shërbimit psiko-social ka arritur në 824, një rritje prej 558 punonjësish krahasuar me vitin shkollor 2014–2015. Rritja më e ndjeshme është shënuar gjatë pesëvjeçarit të fundit 2019–2024, periudhë gjatë së cilës është zgjeruar ndjeshëm stafi mbështetës në shkolla. Megjithatë, ky progres numerik nuk është shoqëruar me një shpërndarje të barabartë në territor.

Në disa zyra vendore arsimore parauniversitare, si Finiq–Dropull, shërbimi psiko-social mungon plotësisht, ndërsa në zona të tjera si Selenicë dhe Tepelenë–Memaliaj, një punonjës i vetëm mbulon përkatësisht 18 dhe 14 shkolla. Në ZVAP Bulqizë dhe Dibër, një punonjës mbulon deri në 3.2 shkolla, duke tejkaluar ndjeshëm mesataren kombëtare prej 1.7 shkolla për punonjës.

Auditimi evidenton gjithashtu se, gjatë vitit shkollor 2023–2024, rreth një e katërta e shkollave në rang vendi nuk kanë pasur fare shërbim psiko-social. Si pasojë, rreth 92,991 nxënës nuk kanë marrë mbështetjen e nevojshme psiko-sociale. Ky fenomen është dukshëm më i përhapur në zonat rurale krahasuar me ato urbane, ku ekziston një disponueshmëri më e lartë e profesionistëve të fushës, infrastrukturë më e zhvilluar dhe kushte më të favorshme për ushtrimin e praktikave psiko-sociale.

Një tjetër problematikë e theksuar lidhet me mbështetjen e nxënësve me aftësi të kufizuara. Institucionet arsimore parauniversitare nuk ofrojnë mbulim të plotë dhe të përshtatshëm psiko-social për këtë kategori, pavarësisht kërkesave të përcaktuara në Urdhrin nr. 313, datë 20.10.2020, i ndryshuar, i cili parashikon shtimin e një punonjësi shtesë për çdo 10 nxënës me aftësi të kufizuara. Në praktikë, ky standard nuk është respektuar.

Auditimi konstaton se 50 ZVAP me mbi 10 nxënës me aftësi të kufizuara nuk kanë të punësuar asnjë punonjës shtesë të shërbimit psiko-social sipas këtij urdhri. Si rezultat, në mungesë të burimeve njerëzore, mbështetja për këta nxënës mbetet e pjesshme dhe shpesh realizohet nga mësues ndihmës apo stafi mësimor.

Në rang vendi, rreth 4,686 nxënës me aftësi të kufizuara nuk marrin asnjë formë mbështetjeje psiko-sociale të strukturuar, duke krijuar një mospërputhje të drejtpërdrejtë me kuadrin ligjor dhe duke cenuar qasjen gjithëpërfshirëse në sistemin arsimor.

Probleme serioze evidentohen edhe në aspektin infrastrukturor. Të dhënat nga drejtoritë rajonale dhe zyrat vendore arsimore tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e kabineteve që figurojnë si funksionale për shërbimin psiko-social nuk janë të dedikuara ekskluzivisht për këtë qëllim. Ambientet shpesh ndahen me mjekët e shkollës, oficerët e sigurisë apo stafin administrativ, duke ndikuar negativisht në cilësinë e shërbimit, garantimin e konfidencialitetit dhe krijimin e një mjedisi të qetë e të përshtatshëm për ndërhyrje profesionale.

Mungesa e standardizimit të hapësirave është e pranishme në të gjithë vendin, me diferenca të theksuara ndërmjet qarqeve. Ndërsa DRAP Fier dhe DRAP Tiranë raportojnë përqindje relativisht të larta të ambienteve të dedikuara, përkatësisht 89% dhe 74%, rajone të tjera si Lezha dhe Korça përballen me mungesa të theksuara si në numër ashtu edhe në cilësi, duke kufizuar ndjeshëm aksesin dhe efektivitetin e shërbimit psiko-social.

Auditimi analizon edhe procesin e rekrutimit, duke konstatuar se gjatë viteve 2021–2023 procedurat e ndjekura për punësimin e psikologëve dhe punonjësve socialë nuk kanë siguruar mbulimin e vendeve vakante. Në këtë periudhë janë evidentuar 92 vende vakante që nuk janë plotësuar përmes konkursit të rregullt, duke lënë pa shërbim rreth 15,000 nxënës në shkallë vendi.

Sipas kuadrit rregullator, për pozicionet e përhershme kërkohet profil psikolog shkollor dhe diplomë master, ndërsa për kontratat e përkohshme lejohet edhe diplomë bachelor në psikologji apo punë sociale. Kjo ndarje krijon standarde të dyfishta dhe cenon qëndrueshmërinë e shërbimit. Ndërkohë që kriteret e larta synojnë garantimin e cilësisë, ato kanë ndikuar negativisht në zonat rurale, ku numri i kandidatëve është i kufizuar dhe pozicionet janë më pak tërheqëse, duke thelluar pabarazitë territoriale në ofrimin e shërbimit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Richard Grenell bën lëmsh LDK-në politikën kosovare

Ka nxënës që paguhen deri një mijë dollarë, që të shkojnë në shkollë

Qeveria propozon “Vlerësimin e Duhur”, mjedisorët: “Problem mbetet ligji”

Holanda zhvendos 86 ton ar nga Amerika e Veriut, në Londër

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve dhe të administratës gjyqësore

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skandali i “Bankers”, GJKKO liron nga burgu CEO-n kinez
Artikulli tjetër ISHMT ngre alarmin për sigurinë në pallate dhe ambiente pune

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A ishte protesta e 1 shtatorit një kthesë, apo episod sporadik?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
Reportazhi belg/ Si e fituan shqiptarët pushtetin mbi tregtinë e kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
Gati zhvendosja e madhe, Qeveria do të ndërtojë “qytet” te Bulevardi i Ri
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
96 ditë revoltë/ Protestuesit sërish në shesh, paralajmërohet përshkallëzim deri në “rrethimin” e Kryeministrisë
Aktuale Analize Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.