KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Maqedonia e Veriut/ Bekoi makinat e policisë në ambientet e ministrisë, nisin hetimet për priftin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Maqedonia e Veriut/ Bekoi makinat e policisë në ambientet e ministrisë, nisin hetimet për priftin
AktualeFokusRajoniSocialeTe Tjera

Maqedonia e Veriut/ Bekoi makinat e policisë në ambientet e ministrisë, nisin hetimet për priftin

Përditësimi i fundit: 8 Janar, 2026 12:14 pm
293 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedonin e Veriut njoftoi se autoritetet kanë nisur një hetim për priftin i cili zhvilloi një ceremonie fetare në automjete zyrtare të policisë, duke bekuar makinat e tyre brenda juridiksionit të Ministrisë.

“Lidhur me fotografitë e publikuara për të cilat po pyesni, Ministria e Punëve të Brendshme ju informon se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale po ndërmerr masa dhe aktivitete të përshtatshme për të përcaktuar plotësisht rrethanat, pas së cilave publiku do të informohet në mënyrë të duhur”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Sipas mediave vendase, fotografitë, të cilat kanë qarkulluar në rrjetet sociale ditët e fundit, kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Ato tregojnë një prift duke kryer një ceremoni fetare dhe duke shenjtëruar automjete zyrtare të policisë në oborrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në prani të oficerëve policorë.

Një pjesë e qytetarëve e justifikojnë këtë veprim, duke theksuar se në traditën ortodokse ekziston një lutje për shenjtërimin e automjeteve dhe se bëhet fjalë për një akt simbolik që synon mbrojtjen dhe sigurinë. Megjithatë, një pjesë tjetër e publikut ka reaguar ashpër, duke vlerësuar se një praktikë e tillë bie ndesh me parimin kushtetues të sekularizmit dhe se institucionet shtetërore duhet të mbeten fetarisht neutrale.

Debati ka rihapur çështjen e kufirit mes zakoneve fetare dhe funksionimit të institucioneve shtetërore laike, si dhe nevojën për rregulla të qarta dhe llogaridhënie në hapësirën publike. Reagime të ngjashme pati edhe një vit më parë, kur në ambientet e Kuvendit u zhvillua një ceremoni fetare.

 

Marrë nga Alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama mbledh të premten qeverinë, për herë të parë, për këtë vit
Artikulli tjetër Shiu dhe dëbora ‘pushtojnë’ Shqipërinë! Regjistrohet viktima e parë në vend

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.