KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përmbytjet në qarkun e Durrësit, situata drejt përmirësimit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Përmbytjet në qarkun e Durrësit, situata drejt përmirësimit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Përmbytjet në qarkun e Durrësit, situata drejt përmirësimit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë

Përditësimi i fundit: 13 Janar, 2026 10:25 am
215 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Situata nga përmbytjet në territorin e qarkut Durrës duket se është drejt përmirësimit, ndërsa strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile vijojnë monitorimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren.

Në Bashkinë Durrës, gjatë ditës së sotme grupet e punës kanë vijuar evidentimin dhe plotësimin e akte-konstatimeve në banesat e përmbytura. Aktualisht, 340 banorë janë strehuar në Kavalishencën e Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Brendshme si dhe në hotele, ndërsa rreth 200 persona janë rikthyer në banesat e tyre. Strukturat operacionale ndodhen në terren në koordinim të plotë me Shtabin e Emergjencave Civile. Sa i përket situatës hidrike, lumi Erzen ka vijuar rënien e nivelit të ujit dhe po monitorohet, ndërsa lumi Ishëm paraqitet në kuota normale.

Në Bashkinë Krujë, grupet e konstatimit kanë evidentuar 18 banesa të dëmtuara në zonat Dukagjin, Borizanë, Sukë, Vendas dhe Derven, ku në disa raste janë konstatuar vetëm dëme në bazën ushqimore për blegtorinë. Një grup tjetër ka inspektuar 30 banesa në fshatin Miliskaje, nga të cilat 7 kanë pësuar dëmtime. Sipas të dhënave, rreth 250 hektarë tokë janë mbuluar nga uji. Në Njësinë Administrative Cudhi vijon pastrimi i rrugës Nojë–Qafështamë me fadromë dhe hedhja e kripës. Autoritetet theksojnë se niveli i ujit është në rënie të vazhdueshme, ndërsa lumenjtë Gjolë dhe Zezë kanë arritur në kuota normale.

Ndërkohë, në Bashkinë Shijak, gjatë ditës së sotme janë plotësuar 43 akte-konstatime në banesa. Sipërfaqja e tokës bujqësore të përmbytur arrin rreth 600 hektarë. Strukturat e bashkisë vijojnë ndjekjen e situatës në zonat më problematike, kryesisht në lagjen Erzen dhe Njësinë Administrative Xhafzotaj. Edhe këtu, lumi Erzen ka rënie të vazhdueshme të nivelit të ujit dhe mbahet nën monitorim.
Marrë nga Top Channel;

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vdes në burgun e Fierit Ardjan Malasi, i dënuar për pastrim parashë

Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampet e Sirisë

Gjykata Supreme vendos në favor të Trumpit për rregullat e votimit me postë

Europol: Në rritje grabitjet e dhunshme të muzeve në gjithë Evropën

50% të grupeve ushqimore i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord dhe në rajon

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidenti Begaj dekreton ligjin “e kundërshtuar” për ‘Paqen fiskale’
Artikulli tjetër Sulm me armë zjarri në një lokal në Deçan/ Plagosen tre persona

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tatimet prezantojnë aplikacionin e ri kundër evazionit fiskal,
Aktuale Analize Finance HI-Tech Kryesore Sociale 26 Gusht, 2026
Demokratët zgjerojnë hetimin ndaj Kushnerit për të përfshirë marrëveshjen për resortin në Shqipëri
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Zhvillim 26 Gusht, 2026
Skalndal/ Ndërtimin e xhamive në Kosovë e financon Serbia
Analize Fokus Kryesore Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 26 Gusht, 2026
SHBA pezullon të gjitha aplikimet për viza, përgatitet të forcojë kufizimet
Analize Bota Fokus Politike Sociale 26 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.