KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria e gjyqësorit e zhytur në skandale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria e gjyqësorit e zhytur në skandale
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Qeveria e gjyqësorit e zhytur në skandale

Përditësimi i fundit: 19 Janar, 2026 11:45 am
217 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Tre punonjës të Këshillit të Lartë Gjyqësor, një institucion i ngritur nga e ashtuquajtura “drejtësia e re”, dyshohet se kanë abuzuar në mënyrë të përsëritur në bërjen e tenderave me vlera miliona euro.

Skandali është zbuluar nga vetë Agjencia e Prokurimit Publik, e cila zhvillon dhe është “shkalla e parë” e kontrollit të procedurave të tenderave, ku është faktuar se këta punonjës janë përfshirë në një skemë të dyshimtë.

Por, pyetja që ngrihet pas këtij hetimi administrativ është nëse këta punonjës, apo krerët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, a do të hetohen për shpërdorim detyre, pabarazi në tendera nga Prokuroria e Posaçme?! Dhe nëse po, madje çështja shkon në duart e gjykatëse, a nuk ka konflikt interesi, duke qenë se “togat e zeza” janë vendosur pikërisht nga KLGJ-ja?!

VoxNews ka raportuar në vijimësi për problematika të shumta në tenderat e shpallura, njoftimet e fituesve, kriteret e vendosura apo edhe për moszbatimin e vendimeve gjyqësore apo të KPP-së nga ana e punonjësve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ndoshta këta punonjës, apo krerët e saj, duke menduar se janë “qeveri më vete”, mund të bëjnë çfarë të duan me paratë e marra nga buxheti i shtetit. Jo vetëm kaq, pasi ata vendosin se kujt do t’ia japin procedurat, duke minuar pikërisht funksionalitetin e saj.

Redaksia e VoxNews ka hulumtuar dokumentet nga Agjencia e Prokurimit Publik, e cila në datën 14 janar 2026, ka publikuar një hetim administrativ të nisur ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor. Bëhet fjalë për një hetim administrative të nisur nga vetë APP-ja, teksa është i reklamuar nga “të tretë”.

Në përfundim të kontrollit administrativ, është gjetur shkelje në një procedurë tenderuese. Është një tender “i hapur” dhe kontratë publike për shërbime. “Autoriteti kontraktor nuk ka vepruar në përputhje me nenin 16 të ligjit ‘për prokurimin publik’, pasi nuk duhet të bëjë publik informacion/dokumentacion të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në procedurë, të etiketuar si konfidencial në procedurën e prokurimit” thuhet në dokument.

Të bëjë këto shkelje kaq evidente Këshilli i Lartë Gjyqësor? Në dokument nuk jepen detaje të procedurës së kontrolluar, vetëm shkeljen, e cila më shumë ngjason me një mbrojtje ndaj pronarëve dhe vetë firmës. Prej shumë kohësh ka pasur një “luftë” të hapur të kompanive më të mëdha të teknologjisë së informacionit, nga ato të evidentuara edhe nga hetimet e SPAK-ut, apo të atyre që janë regjistruar në parkun fiktiv DURANA, për tenderat e KLGJ-së.

Janë publikuar të dhëna për emrat e firmave dhe pronarëve që qëndrojnë pas saj, të lidhur shumë ngushtë edhe me mazhorancën, madje ka pasur një “betejë” të fortë dhe lobime se kush do i merrte tenderat e KLGJ-së.

Në fund, në dokument shkruhet se “APP vendosi t’i propozojë titullarit të Autoritetit Kontraktor, marrjen e masës disiplinore ndaj 3 personave, në cilësinë e anëtarëve të komisionit të shqyrtimit të ankesës, sipas konstatimeve në vendim”. Më shumë ngjason si një gjueti shtrigash edhe brenda KLGJ-së, ku ndërhyrjet e forta të mazhorancës kanë sjellë një situatë të nderë. Madje, pjesa dërrmuese e tenderave të zhvilluar nga ky Këshill janë ankimuar, ndryshuar e dërguar në gjykatë.

Disa muaj më parë, redaksia e VoxNews publikoi një investigim, ku KLGj-ja kishte anuluar tenderin me vlerë 1.7 milionë euro, pasi dokumentet e shpallura nga ajo vetë ishin të pasakta. Në verën që lamë pas, Këshilli i Lartë Gjyqësor, anuloi tenderin me objekt “blerje soft/ hardware për rritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike”. Fondi limit i procedurës ka qenë plot 171 milionë lekë pa TVSH.

“Arsyet e anulimit është për shkak se konstatohet se dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme” shkruhet në dokument. Një fjali që përshkuan mjaft qartë “integritetin” e këtij Këshilli. Kush person i bëri këto gabime? Nëse vetë drejtësia e re bën gabime, çfarë duhet të presin qytetarët? A ia rikthejnë besimin qytetarëve te drejtësia këto “gabime”?

Lufta më e madhe brenda KLGJ-së është bërë për një tender me vlerë 10 milionë euro. Në muajin gusht të vitit 2025, Komisioni i Prokurimit Publik pranoi një ankesë nga firma që ofroi më pak. Çka do të thoshte se fitues i tenderit duhej të shpallej ai që ofroi plot 1.2 milionë euro më pak. Por, duke qenë se “qeveria” e gjyqësorit mund t’i kishte dhënë fjalën njerëzve afër mazhorancës, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit as nuk e mori në konsideratë këtë vendim. Madje shpejtoi të nxjerrë një tjetër njoftim fituesi, duke rishpallur fitues sërish të njëjta firma, vëllain e ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe Ermal Beqirin, i cili më vonë do të dilte edhe në dosjen e SPAK-ut dhe aktualisht është shpallur në kërkim si pjesëtar i një grupi kriminal.

Tender me vlerë 10 milionë euro ka kaluar në disa institucione, pas shpalljes fillestare të fituesit në muajin prill 2025. Fillimisht palët u ankuan në APP, më pas në KPP, ndërkohë që njëra palë ka shkuar edhe në gjykatë. Ndërkohë, disa ditë më parë, sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Komisioni i Prokurimit Publik ka pranuar ankesën e firmës “Advanced Bussines Solution”.

Por, kjo kompani megjithëse ishte ofruan 818 milionë lekë nuk u shpall fituese, përballë ofertës prej 924 milionë lekëve të BOE “Kreatx” dhe “Soft and Solution”. Kjo e fundit është në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, ndërkohë që “Kreatx” është në pronësi të pjesshme të Panajot Gjiknurit, vëllait të ish-ministrit Damian Gjiknuri.

Vendimi i KPP-së u dha në fillim të muajit gusht 2025, ndërkohë që Këshilli i Lartë i Gjyqësorit rishpalli sërish të njëjtët fitues në datën 20 gusht 2025, pavarësisht se kishin një ofertë më të lartë. Një vendim kurajoz nga ana e KLGJ-së, e cila shpërfill çdo vendimmarrje të institucioneve të tjera. Një mendjemadhësi e frikshme, pasi edhe nëse çështja do të shkojë në gjykatë, sërish KLGJ-ja është e privilegjuar. A nuk i kontrollon ajo gjykatat?

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidenti i Ugandës nuk bie nga pushteti, edhe pas 40 vitesh, fiton zgjedhjet
Artikulli tjetër Dikush e dekonspiroi operacionin e Call Center-ave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.