KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dikush e dekonspiroi operacionin e Call Center-ave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dikush e dekonspiroi operacionin e Call Center-ave
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Dikush e dekonspiroi operacionin e Call Center-ave

Përditësimi i fundit: 19 Janar, 2026 11:49 am
223 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë në njoftim zyrtar për operacion e zhvilluar në Tiranë kundër disa Call Center-ëve që dyshohet se mashtronin shtetas të huaj.

Call Center funksiononte në godinën Atti Tower, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Nga aty, mashtroheshin kryesisht qytetarë italianë, duke u bindur nga operatorët të investonin në platforma të rreme kriptomonedhash

SPAK bën me dije se hetimi ka nisur më 9 janar 2026, pasi gazetarë italianë të emisionit Le Iene, që transmetohet në Mediaset, dorëzuan prova të mbledhura gjatë investigimit të tyre. Hetimi u nxit edhe nga denoncimet e disa qytetarëve italianë që thanë se ishin mashtruar.

Gazetarët arritën të futeshin në Call Center duke infiltruar një shtetas italian, i cili punoi aty dhe tregoi nga brenda se si funksiononte skema.

Si vepronte skema e mashtrimit

Sipas SPAK, punonjësit e Call Center-it telefononin viktimat dhe i bindnin të transferonin para në kriptomonedha, duke u premtuar fitime. Në realitet, paratë shkonin në llogari virtuale të kontrolluara nga drejtuesit e aktivitetit të paligjshëm.

Hetimet tregojnë se drejtuesit kishin vendosur edhe kamera dhe persona që vëzhgonin ambientet nga jashtë, për të sinjalizuar çdo rrezik.

Paralajmërimi dhe zhvendosja e pajisjeve

Ndërkohë në njoftim zyrtar të SPAK, bëhet me dije se mbrëmjen e 15 janarit 2026, pasi dyshohet se u njoftuan për një kontroll të mundshëm, drejtuesit e Call Center-it boshatisën zyrat në “Atti Tower” dhe larguan pajisjet gjatë natës.

Në orët e para të 16 janarit, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kapën 6 persona në flagrancë, teksa po transportonin pajisje kompjuterike drejt një ambienti tjetër  në Bulevardin “Bajram Curri”. Një pjesë e pajisjeve po tentoheshin të asgjësoheshin.

Më pas, SPAK ka ndaluar edhe 2 persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona, mes tyre vëllezërit Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj.

Alfred Prekaj, rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro”, e cila merret me Call Center dhe telemarketing.

Gjithashtu bëhet me dije se në pranga kanë rënë 6 persona: Remir Gjoligaj, David Qerimi, Endri Gjata, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi, dhe Odeas Kuqi.

Çfarë u sekuestrua

Gjatë kontrolleve në 28 ambiente  banesa, zyra, makina dhe garazhe  janë gjetur dhe sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, serverë, telefona, laptopë, karta SIM, dokumente, kamera sigurie dhe automjete. Mes tyre është edhe një Ferrari, që dyshohet se i përket organizatorëve.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria e gjyqësorit e zhytur në skandale
Artikulli tjetër Paradoksi i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.