KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga dosja e oficerit Edison Pema, dolën 5 policët e përfshirë në bastet sportive në Elbasan
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nga dosja e oficerit Edison Pema, dolën 5 policët e përfshirë në bastet sportive në Elbasan
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Nga dosja e oficerit Edison Pema, dolën 5 policët e përfshirë në bastet sportive në Elbasan

Përditësimi i fundit: 20 Janar, 2026 11:12 am
236 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Nga Elton Qyno

 

Një çështje penale që bën fjalë për arrestimin e oficerit të policisë Edison Pema në Elbasan, ka sjellë zbulimin e 5 punonjësve të tjerë policorë dhe 1 qytetari në përfshirjen e aktivitetit të paligjshëm të basteve sportive.

Edison Pema, u arrestua në muajin qershor 2025, pasi siç rezultoi dhe nga hetimi penal ai i kërkonte në formë gjobe 10 mijë euro një qytetari nga Kosova me inicialet E.S.

Sipas dosjes hetimore shtetasi Kosovar nuk ka qënë në gjendje të paguajë. Por gjatë një takimi që ka pasur me punonjësin e policisë Edison Pema, ky i fundit ia ka vënë pistoletën e shërbimit në brez duke e kërcënuar me fjalët:

“…ose do paguash lekët, ose do bësh ngjarje për mua…ose unë do të vras, do të fus plumbin…”.

Aktualisht Edison Pema ndodhet në burg, por nga çështja e tij penale, doli një dosje tjetër ku të përfshirë rezultojnë 5 oficerë policie, mes të cilëve dhe një efektiv i Repartit RENEA.

Punonjësit e policisë kanë dalë pas këqyrjes së telefonit të Edison Pema dhe përgjimit të telefonave, ku rezultojnë të jenë përfshirë në aktivitet të paligjshëm kriminal, në organizim të basteve sportive, luajtje të llotove dhe “Shpërdorim detyre”.

Nisur nga kjo situatë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe prokuroria e Elbasanit, kanë ndërmarrë 5 masa sigurimi ndaj punonjësve të policisë dhe 1 qytetari në Elbasan.

Mes personave që është ndërmarrë masë sigurimi janë punonjësit e policisë si më poshtë vijon:

1.            Denis Sinani shef krimesh në Komisariatin e Devollit

2.            Ersit Dogra me detyrë trupë shërbimi operacional pranë seksionit special të ndërhyrjes Taktike në njësinë special “RENEA”.

3.            Enea Kapllani ndihmës specialist në postën kufitare të Morinës

4.            Aldi Molla përgjegjës Turni pranë stacionit policor Morinë

5.            Gezim Beqiraj ndihmës specialist dhe kontrollor në pikën kufitare të Morinës

6.            Ilir Tafaj qytetari që kishte lloton në Elbasan.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë”

Sa po u kushton amerikanëve lufta me Iranin?

Rama po i kthen ministrat në influencerë

Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Protestuesit përgatiten për përshkallëzim, paralajmërimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 210 projekte publike të parealizuara/ Miliarda lekë të buxhetuara, zero investime
Artikulli tjetër Goditet një grup kriminal italo – shqiptar, arrestime në Itali, Shqipëri, Francë dhe Spanjë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

8 milion euro nga Bashkia e Tiranës për kompaninë e përfshirë në dosjen “Aruba”
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 1 Shtator, 2026
Arrestohet në Dubai një tjetër bos droge
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 1 Shtator, 2026
Nderimet shtetërore për Ratko Mlladiçin, zemërim te boshnjakët
Analize Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 1 Shtator, 2026
Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, denoncoi lidhjet e tij me Ramën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike Te Tjera 1 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.