KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Cikloni mesdhetar ‘Harry’ shkakton emergjencë në Italinë jugore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Cikloni mesdhetar ‘Harry’ shkakton emergjencë në Italinë jugore
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Cikloni mesdhetar ‘Harry’ shkakton emergjencë në Italinë jugore

Përditësimi i fundit: 20 Janar, 2026 11:15 am
261 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Fenomeni atmosferik po lëviz ngadalë nga brigjet algjeriane drejt Kanalit të Sardenjës dhe Kanalit të Sicilisë, për t’u zhvendosur më pas drejt Detit Jon.

Italia jugore po përballet me një situatë moti ekstrem, e shkaktuar nga cikloni mesdhetar “Harry”, ndërsa rreth 150 kryetarë bashkish në Sicili kanë firmosur urdhra për mbylljen e shkollave, evakuohet një qytezë e tërë në Sirakuzë dhe afërsisht 200 komuna kanë aktivizuar Qendrat Operative Komunale për përballimin e emergjencës. Autoritetet paralajmërojnë rreziqe serioze për sigurinë publike dhe u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal.

Fenomeni atmosferik po lëviz ngadalë nga brigjet algjeriane drejt Kanalit të Sardenjës dhe Kanalit të Sicilisë, për t’u zhvendosur më pas drejt Detit Jon, ku pritet të dobësohet vetëm pas ditës së enjte, 22 janar. Deri atëherë, parashikohen reshje shumë të dendura shiu, në disa zona deri në 200–400 milimetra, me rrezik të lartë për përmbytje, rrëshqitje dhe daljen nga shtrati të lumenjve.

Situata po rëndohet edhe nga erërat e forta të stuhisë, me shpejtësi deri në 120–130 kilometra në orë, si dhe nga deti shumë i trazuar, me dallgë që arrijnë 6–7 metra, duke shkaktuar stuhi të dhunshme detare dhe dëme përgjatë vijës bregdetare.

Mbrojtja Civile ka konfirmuar alarm të kuq dhe portokalli për zona të gjera të Sicilisë, Kalabrisë dhe Sardenjës. Në fshatin bregdetar Marzamemi, në provincën e Sirakuzës, është urdhëruar evakuim parandalues i banorëve për shkak të rrezikut që dallgët e forta të arrijnë banesat. Personeli i Mbrojtjes Civile ka njoftuar qytetarët edhe përmes megafonëve, ndërsa bashkia ka vënë në dispozicion struktura pritjeje për familjet e evakuuara.

Në terren janë angazhuar mbi 6.000 persona, përfshirë stafin e Departamentit të Mbrojtjes Civile, vullnetarë, zjarrfikës, shërbime komunale, roje pyjore dhe struktura të tjera operative rajonale e shtetërore. Autoritetet përsërisin thirrjen për respektim të plotë të urdhrave lokalë, shmangien e lëvizjeve të panevojshme dhe qëndrimin larg zonave me rrezik hidraulik dhe bregdetar.

 

Marrë nga Szri TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë”

Sa po u kushton amerikanëve lufta me Iranin?

Rama po i kthen ministrat në influencerë

Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Protestuesit përgatiten për përshkallëzim, paralajmërimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Goditet një grup kriminal italo – shqiptar, arrestime në Itali, Shqipëri, Francë dhe Spanjë
Artikulli tjetër Arsimi, nuk ka kompensim direkt, 480 ose 1000 euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

8 milion euro nga Bashkia e Tiranës për kompaninë e përfshirë në dosjen “Aruba”
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 1 Shtator, 2026
Arrestohet në Dubai një tjetër bos droge
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 1 Shtator, 2026
Nderimet shtetërore për Ratko Mlladiçin, zemërim te boshnjakët
Analize Opinion Rajoni Sociale Zhvillim 1 Shtator, 2026
Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, denoncoi lidhjet e tij me Ramën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike Te Tjera 1 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.