KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nëse NATO thotë “po”, Mali i Zi do të dërgojë ushtarë në Grenlandë; po Shqipëria?!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nëse NATO thotë “po”, Mali i Zi do të dërgojë ushtarë në Grenlandë; po Shqipëria?!
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoniZhvillim

Nëse NATO thotë “po”, Mali i Zi do të dërgojë ushtarë në Grenlandë; po Shqipëria?!

Përditësimi i fundit: 22 Janar, 2026 1:37 pm
506 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Podgorica shfaq gatishmëri për frontin arktik të NATO-s, ndërsa Tirana hesht. Në një aleancë ku pozicionimi politik vlen sa prania ushtarake, heshtja kthehet në mungesë influence…

Deklarata e Podgoricës se është e gatshme të shqyrtojë dërgimin e ushtarëve në Grenlandë, nëse NATO jep dritën jeshile, është më shumë se një lajm teknik. Është një sinjal politik i qartë se Mali i Zi kërkon të jetë i pranishëm aty ku aleanca po zhvendos fokusin strategjik. Edhe pse me kapacitete të kufizuara, Podgorica po vepron sipas logjikës së një aleati që e kupton se sot peshon më shumë gatishmëria sesa potenciali.

Stërvitja e propozuar nga Franca në Grenlandë lidhet drejtpërdrejt me rivalitetin e ri global: rritjen e pranisë së Rusisë në Arktik dhe ambiciet e heshtura të Kinës për ndikim strategjik. Por Grenlanda është edhe simbol i një debati tjetër politik, shumë më delikat: rikthimi në skenë i Donald Trump dhe deklaratat e tij të përsëritura për ishullin, që nga ideja e “blerjes” së tij deri te relativizimi i sovranitetit danez.

Në këtë kontekst, heshtja e Shqipëria nuk është thjesht mungesë reagimi diplomatik. Ajo po lexohet si një qasje servilizmi politik ndaj Presidentit amerikan, një përpjekje për të mos u pozicionuar qartë në një çështje ku Trump ka shfaqur qëndrime të papërshtatshme për standardet euroatlantike. Tirana duket se ka zgjedhur të mos flasë, nga frika se një qëndrim i qartë për Grenlandën dhe rolin e NATO-s mund të perceptohet si distancim nga linja e Uashingtonit trumpist.

Por kjo është një llogari e gabuar. NATO nuk funksionon mbi baza personale apo humor presidencial, por mbi parime kolektive. Dhe kur aleanca diskuton hapjen e një fronti të ri strategjik, heshtja nuk interpretohet si besnikëri ndaj SHBA-së, por si mungesë autonomie politike.

Nëse Podgorica e kupton se gadishmëria publike është kapital politik brenda aleancës, Shqipëria nuk e ka luksin e heshtjes. Në një NATO që po riformaton prioritetet e saj globale, ata që flasin dhe pozicionohen ndikojnë. Ata që heshtin, thjesht regjistrohen në listën e memecëve.

 

Marrë nga Pamfleti.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Fituesi i çmimit Goncourt në Francë pranon se, përdori IA për të shkruar romanin

Europa League/ 17 sfida në mbrëmjen e sotme

Shpërthimi në Elbasan/ Nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë

Me flamuj dhe pankarta, Rama pritet me protesta në Frankfurt

Arrestohet Komandanti i njësisë Speciale të Vuçiçit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lista e plotë e vendeve që firmosën Kartën e Bordit të Paqes
Artikulli tjetër SHBA del zyrtarisht nga OBSH

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

BE konfirmon sen nuk ka para për bujqësinë shqiptare
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg
Fokus Koment Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon luftën me Iranin
Aktuale Analize Bota Koment Politike 5 Nëntor, 2026
Champions/ Spektakël dhe surpriza pas raundit të katërt
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.